Çmimi i një pakete cigaresh në Francë ka shënuar një rekord të ri. Një paketë mund të blihet tani për jo pak, por 10 euro.

Në Paris, duhanpirësit dhe duhanshitësit, sidoqoftë, janë të ndërgjegjshëm për rritjen e çmimit, që synon të reduktojë nivelin e duhanpirjes në Francë.

“Ne e pranojmë parimin e shëndetit publik, por autoritetet jo. Nëse duan vërtetë të reduktojnë problemin duhet ti kthejnë sytë edhe nga tregu paralel, tregu i zi që ne po na dëmton jo pak”.

“Më parë, një paketë kushtonte pesë euro. Mund ta blije dhe të shkoje në fast fundin ngjitur dhe të haje diçka. Tani, duhet të paguash 10 euro. Kjo dhemb shumë. Është një krizë”.

Kjo rritje çmimi, pa dyshim që do të japë fryte. Janë të shumtë ata që thonë se me 10 euro për paketë, nuk do të vënë më duhan në gojë, edhe pse kanë vite që e pijnë.

“Për mua është shumë mirë kështu. Kam pirë duhan që kur isha 18 vjeç. Tani më vjen të pi gjithnjë e më pak. Përpara pija gjashtë apo shtatë cigare në ditë, tani, dy ose tre maksimumi”.

Por çdo problem e ka një zgjidhje…Dhe ata që nuk munden të heqin dorë nga vesi, e kanë gjetur atë.

“Unë kam marrë masa dhe i blej cigaret në Republikën Çeke apo në Belgjikë”.

Top Channel