CoVid-19 shënon sërish vdekje në Greqi, shkon në 1415 numri i të infektuarve

01/04/2020 17:29

GREQI- Ka shkuar në 50 numri i viktimave në shtetin fqinj. Sipas të dhënave nga instancat shëndetësore gjatë 24 orëve të fundit në Greqi ka humbur jetën vetëm një person duke e çuar kështu në 50 numrin e viktimave në rang vendi.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar edhe 81 persona. Kështu numri i të prekurve nga Covid-19 në Greqi ka shkuar gjithsej në 1415. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 90 persona të infektuar janë në gjendje të rëndë dhe po mbahen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Në të gjithë Greqinë janë kryer të paktën 17500 testime për raste të dyshuara për CoVid-19, nga të cilët 1415 kanë rezultuar pozitiv.

Top Channel