Shifra të pabesueshme/ Ja sa raste të reja dhe vdekje kishte Kina ditën e sotme

01/04/2020 16:44

Kina prej disa ditësh i ka shumë të vogla rastet me Koronavirus si dhe vdekjet numërohen me gishtat e dorës, ndryshe nga ajo çka po ndodh në Europë.

Sipas statistikave të publikuara nga zyrtarët kinez ditën e sotme janë zbuluar 36 raste të reja ndërsa numri i vdekjeve është vetëm 7.

Në total Kina deri më tani ka 81,554 të prekur, 3,312 vdekje në total, 76,238 të shëruar, numri i rasteve aktive është 2,004 ku 466 janë në gjendje kritike.

Sipas mediave lokale në Kina ka filluar që çdo gjë të rikthehet në normalitet ndërsa sipas disa lajmeve të publikuara në mediat botërore vetëm në Wuhan ka pasur 42000 të vdekur por numrat janë fshehur.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel