“Sondazhet e fundit të PS-së tregojnë rënie të mbështetjes në 29%”, Berisha: Rama është nën partinë 12/08 12:26
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikim që pati online me gazetarët ka vënë theksin se në paketën financiare duhet të përfshihen edhe mediat.
Një nga propozimet e tij është që të shtyhen deri në një afat të pacaktuar detyrimet financiare të mediave ndaj shtetit.
“Për mediat kam atë që e kam thënë dje. Të shtyhen detyrimet financiare të mediave ndaj shtetit”, tha Basha.
Basha ndër të tjera përshëndeti vendimin e qeverisë për anulimin e koncesioneve që nuk kanë lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi dhe i kërkoi asaj ta shpallë menjëherë si vendim të qartë qeverie.
Top Channel