Vrau shokun dhe trupin e zhduku, Eglant Koçi nuk është gjetur ende, policia kontrolle në disa zona Ashtu siç kemi raportuar dhe më herët sot, të shumtë janë qytetarët që kanë mbetur të bllokuar në doganën e Kapshticës dhe atë të Kakavijës në pritje për të kaluar në anën shqiptare.
Një nga qytetarët që siç na komunikon ka që prej orës 8 të mëngjesit që pret në doganën e Kapshticës për familjarët e tij ka ngritur këtë problem.
Në adresën e Top Channel qytetari shkruan se familjarët e tyre kanë mbetur në doganë dhe akoma nuk kanë përgjigje konkrete nga autoritet se çfarë do bëhet.
E vetmja gjë që është bërë, është marrja e emrave të tyre, që siç u është thënë u është dërguar ministrisë për miratim, ndërkohë që ata vazhdojnë të presin në një kohë që kushtet e motit nuk janë aspak të favorshme.
Top Channel