PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas përfundimit të takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se kanë shprehur bindjen se Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi në kontekstin aktual politik të ketë qeveri të re, pa Kuvend dhe zgjedhje të reja.
Kurti, i cili ishte i shoqëruar në takim me dy këshilltarë ligjor tha se në këtë takim kanë shprehur qëndrimin që besojnë se është i drejtë dhe i vetmi në bazë të Kushtetutës, se nuk mund të kalohet dikur tjetër duke e shpërfillur nenin 82, pikën 2 të Kushtetutës, që thotë se pas një mocioni të mosbesimit ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje.
Sipas tij, presidenti Thaçi u zotua se do ta respektojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme.
Kryetari i VV-së theksoi se presidenti nuk duhet të merret me emra njerëzish e partish, por me data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti.
“E di që ndodhemi në betejën kundër virusit korona dhe kjo mund ta shtyjë ca datën e zgjedhjeve, por Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi dhe alternativa tjera”, tha ndër të tjera Kurti.
Top Channel