Morena Taraku edhe pse në karantinë, këtë ditëlindje e ka bërë të paharruar.

Këngëtarja Morena Taraku feston 27 vjetorin e saj dhe mesa duket atmosfera e bukur ka nisur vetëm pak sekonda pas orës 12 dhe këtë gjë e ka zbuluar në rrjete sociale.

Ajo publikoi fotografi, në të cilat shihen tortat për ditëlindje, kurse nuk munguan as fishekzjarrët kur ora shënoi 00:00.

Mëngjesin e sotëm, ajo e nisi me valltare pranë shtratit, ndërsa publikoi video ku shihet valltarja duke vallëzuar pranë saj.

Nën ritmin e muzikës turke, valltarja ishte veshur me kostum provokues, teksa po kërcente para këngëtares.

Morena Taraku pritet që së shpejti të rikthehet me këngë të re, pasi prej kohësh nuk ka qenë aktive në muzikë.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel