Bashkia e Tiranës shoqëron njerëzit nga rruga tek qendrat sociale

01/04/2020 11:08

Të gjithë ata që janë në situatë rruge apo të vetmuar, kanë mundësi që këtë pandemi ta kalojë në një nga qendrat sociale të Bashkisë Tiranës.

Punonjësit e palodhur të Policisë Bashkiake, shoqëruan në qendrat tona sociale njerëzit në situatë rruge, për strehë dhe ushqim të ngrohtë. Teksa ka postuar disa nga këto foto, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje edhe njëherë qytetarëve që të mos braktisin në këto momente të dashurit e tyre dhe t’I ndihmojnë.

“Nuk ka vetëm njerëz të pabindur, por ka edhe nga ata që duhet t’iu zgjasim dorën për t’i ndihmuar!??????

Punonjësit e palodhur të Policisë Bashkiake, shoqëruan në qendrat tona sociale njerëzit në situatë rruge, për strehë dhe ushqim të ngrohtë.

Mos i braktisni prindërit tuaj. Për të gjithë ata që duan t’i rimarrin në familje, të paraqiten tek Qendra Sociale në Shkozë ose më shumë info në 0800 0888.�Kujdesuni për të dashurit tuaj”, shkruan Veliaj.

Në kohën kur gjyshërit tanë po qëndrojnë në shtëpi për të shmangur prekjen nga infeksioni COVID-19, me dhjetëra të rinj të Tiranës i janë bashkuar nismës “Adopto një gjysh e një gjyshe” për t’i ndihmuar ata me pazare apo me blerjen e medikamenteve.

Top Channel