Dëborë në Dibër/ Probleme në zonat e thella, rrugët e qytetit pjesërisht funksionale

01/04/2020 09:54

Në Dibër janë regjistruar reshje të dendura dëbore gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.

Trashësia e dëborës në Peshkopi ka arritur rreth 20 centimetra e në zonat e thella mbi 30. Rrugët nacionale janë të hapura, por problem mbeten zonat e thella, ku mjetet detyrohen ta hapin rrugen vetë.

Rruget e qytetit janë pjesërisht funksionale, pasi kompania kontrankore ka dalë me vonesë ne terren. Ndërkohë lëvizjet në qytet janë shumë të pakta.

Top Channel