Një bursë për Kladiolën/ Nxënëses së shkëlqyer do t’i sigurohet arsimimi në universitet

31/03/2020 22:09

Menjëherë pasi Top Channel publikoi rastin e familjes Nimini, thirrjes për ndihmë i janë përgjigjur shumë shqiptarë. Ndërsa sot bashkë me Arbi Agalliu, i cili është administratori i deleguar i Universiteti Marin Barleti, sot do të plotësoje dëshirën vajzës për të vazhduar studimet universitare.

Kur ndoqëm kronikën e realizuar nga ju,mësuam se vajza ishte mirë më mësime dhe ajo ka të drejtë të studiojë. Në si universitet vendosim t’i japim një bursë tre vjeçare dhe të vazhdojë studimet në degën që dëshiron.

Kladiola sot kemi një surprizë për ty, sot do të plotësojmë njërën nga dëshirat e tua.

Kjo është bursa juaj dhe do të vazhdoni studimet pranë nesh.

Shumë faleminderit, ju jam mirënjohëse për gjithçka.

Top Channel