Ndërron jetë 13-vjeçari në Britani, dyshohet se nuk kishte asnjë sëmundje

31/03/2020 21:12

Një djalë 13-vjeçar ka vdekur në një spital në Britani pas testimit pozitiv për koronavirusin, ka thënë familja e tij.

Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, South West London, thuhet se është dërguar në Spitalin e King’s College në Londër pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.

Një person i familjes tha se ai më vonë ra në gjendje kome të shkaktuar dhe vdiq dje në mëngjes.

Ai besohet se nuk ka pasur probleme të tjera shëndetësore.

“Sipas njohurive tona, ai nuk kishte kushte themelore shëndetësore. Ne jemi të shkatërruar”, thuhet në një postim të familjes.

“Familjarët nuk e kanë marrë ende trupin, pasi korrieri dëshiron të bëjë autopsi”.

Ditën e sotme u raportua edhe për një 19-vjeçar që ka vdekur i cili nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor.

Në Britani numri i viktimave ka shkuar në 1827.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel