Video konsultim falas me mjekun, Orari: 10:00 – 17:00, çdo ditë pune

Gjatë këtyre kohërave të vështira, Klinika Digjitale do të vazhdoj të sigurojë kujdes shëndetësorë për të gjithë pacientët në nevojë, dhe atë pa lëvizur nga shtëpia. Këto ditë, ne të gjithë jemi duke u përshtatur kushteve të reja të jetesës të shkaktuara nga COVID-19. Është e rëndësishme të vazhdojmë të kujdesemi për veten tonë mentalisht dhe fizikisht. Kjo është arsyeja pse Klinika Digjitale ka lansuar shërbimin e mjekut kujdestar dhe po ofron videokonsultim falas me mjekun kujdestar pa lëvizur nga shtëpia.

Ne e kuptojmë domethënien e distancës sociale dhe vlerësojmë sakrificat që shumë prej jush jeni duke bërë për të ndihmuar tejkalimin e kësaj gjendje dhe për të parandaluar përhapjen e këtij virusi. Por nuk ka asnjë justifikim që ju të heqni dorë nga përkujdesja mjekësore dhe nga konsultimi me mjekun gjatë këtyre ditëve të izolimit.

ME MOTON, RRI NË SHTËPI, MOS RREZIKO VETEN DHE TË TJERËT, mjeku kujdestar do të ofroj shërbime falas vetëm gjatë ditëve të punës, prej orës 10:00-17:00.

Klinika Digjitale për këtë qëllim, ka lëshuar në përdorim linkun e posaqëm, klikoni këtu për qasje direkte:

https://www.klinikadigjitale.net/mjeku-kujdestar/ dhe gjatë orarit të caktuar, bisedoni me mjekun nga shtëpia!

Pacientët do të kenë mundësi të bisedojnë me mjekun, duke klikuar në linkun e lansuar enkas për këtë qëllim. Nuk kërkohet pajisje speciale – shumica e telefonave celularë do të funksionojnë pa problem.

Mjeku kujdestar do këshilloj pacientët të tejkalojnë dhe përballojnë izolimin dhe do të ofrojë siguri për pacientët dhe mundësi të ndërtojnë një ambient të shëndetshëm, mbështetës, ndërsa janë të izoluar dhe kufizimi është në fuqi.

Nëse ju ose dikush që njihni ka nevojë, ju lutemi kontaktoni mjekun kujdestar dhe konsultohuni për shëndetin tuaj. Mjeku kujdestar është i gatshëm, për t’ju ndihmuar dhe është në dispozicion tuaj çdo ditë pune, nga ora 10:00 – 17:00.

Me respekt,

Dardan Asllani, CEO

Klinika Digjitale

Home


Email: [email protected]
Phone: +38349543372

Top Channel