Ky është momenti kur policët në Tailandë bastisin një orgji sekrete me droga e fermra të zhveshura, që mbahej në mes të bllokadës së koronavirusit.

Fqinjë të tërbuar nga zhurmat thirrën policinë teksa disa nga banorët vendas kishin festuar pa pushim për 48 ore në shtëpinë famëkeqe në Chiang Rai, në veri të vendit.

Kur oficerët hynë aty gjetën 19 djem gjysmë të zhveshur dhe disa gra që zbaviteshin pranë pishinës. Tre të tjerë harboheshin të zhveshur në një krevat në një nga dhomat, raportonin mediat vendase.

Gjatë kontrolleve oficerët gjetën gjithashtu shumë shishe pijesh alkoolike, kuti me kondomë dhe droga si metamfetaminë, ketaminë e marijuanë.

Ata zbuluan gjithashtu një çantë të mbushur me rreth 6000 euro në valutën vendase.
Dhjetë burra e 12 gra u morën në pyetje dhe të gjthë rezultuan pozitivë në testin e drogave.

Një ditë më parë u njoftua se mbreti i Tailandës ishte vetë-izoluar gjatë karantinës në një hotel në Gjermani sa bashku me 20 gratë e oborrit të tij.

Tailanda ka deri tani vetem 127 raste koronavirusi dhe 1 vdekje.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel