E diel, 12 Janar 2020
11:12
Lazio firmos rekord; Atalanta proteston se ‘u grabit’

Lacio festoi 120 vjet histori të klubit me një finish historik, pasi arriti të marrë fitoren e 10 radhazi, dhe këtë e bëri para publikut të shtëpisë. Skuadra e trajnerit Inzaghi bëri stadiumin Olimpiko të shpërthejë për golin e Çiro Imobile, falë edhe gafës së portierit Ospina.

11:07
Rekordi i Liverpool/ 21 ndeshje, 20 fitore, si asnjëherë

Pasi arkivoi vitin 2019 plot klas me Ligën e Kampionëve të fituar, me botërorin e klubeve si dhe me shpalljen skuadra më e mirë e futbollit në planet, Liverpul vazhdon të impresionojë edhe në 2020. “Reds” arritën të fitojnë 1-0 ndaj Totenhemit në atë që gjerësisht konsiderohet stadiumi më i mirë në botë, duke vendosur gjithashtu një rekord historik.

10:52
Rama “pajtohet” me Ditmir Bushatin, ja detyra që i jep në OSBE

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se, kryeministri Edi Rama, në rolin e kryesuesit të OSBE, ka bërë paqe me kritikun e tij ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, duke i besuar atij detyrën e rëndësishme.

10:45
Mbillte kanabis në zonat malore të Mirditës, 50 vjeçari arrestohet nga Interpol Francë

Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Interpol Tirana dhe homologëve, bie në prangat e Policisë dhe arrestohet në Francë, një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

10:26
Infermiere nga Ballkani – Një biznes i majmë për ndërmjetësit

Klinikat gjermane paguajnë deri në 15.000 euro për të sjellë një infermiere nga Ballkani Perëndimor. Një biznes i majmë për ndërmjetësit, dhe ajo që bëjnë disa, është thuajse tregti me njerëz.

10:03
Real-Atletico supersfida këtë të diel

Për të dytën herë në histori, Superkupa e Spanjës do të zhvillohet ndërmjet Realit dhe Atleticos së Madridit. Teksa Primera Division shijon pushimet e pazakonta të këtij edicioni në këtë periudhë të vitit, e gjithë vëmendja është përqendruar në Arabinë Saudite, për derbin e famshëm madrilen.

09:53
Kërcënonte gruan se do e vriste, arrestohet burri i armatosur me kallashnikov

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

09:50
SHBA/ 9 të vdekur si pasojë e motit të keq; anulohen 1 mijë fluturime

Të paktën katër persona kanë humbur jetën, më shumë se 1 mijë fluturime janë anuluar dhe me mijëra vetë kanë mbetur pa energji elektrike në pjesë të ndryshme të shtatë shteteve, nga Teksasi në Miçigan, si pasojë e një stuhie masive dëbore, që u shoqërua të shtunën edhe me breshër.

09:40
35 vjeçari në Tiranë i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 9

Një 35 vjeçar në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10 në rrugën e “Kavajës”.

09:32
Inter vuan ndaj Atalantës, Handanoviç i shmang humbjen në fund

Interi ngec sërish në shtëpi dhe e bën këtë në javën e fundit të fazës së parë përballë një prej skuadrave më në formë të kampionatit italian, siç është Atalanta, ndaj të cilës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1.

09:20
Zonat turistike të Korçës mbulohen nga bora, kërkohet kujdes nga shoferët

Reshjet e botës gjatë gjithë natës kanë bërë që zonat e larta malore të Korçës, siç janë zona e Ersekës, fshatrat turistike si Dardha dhe Voskopoja, të mbulohen nga bora, e cila ka arritur 5-10 cm.

09:12
Protestat antiqeveritare, Donald Trump i drejtohet iranianëve në persisht

“Për njerëzit e guximshëm dhe të duruar të Iranit: Unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i Presidencës sime, dhe Administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne po ndjekim protestat tuaja nga afër dhe jemi frymëzuar nga guximi juaj.”

08:42
Foto/ Ambasadori britanik në Iran u arrestua pasi hyri te berberi

Mediat iraniane kanë publikuar një foto të Rob Macaire, ambasador i Britanisë në Teheran, pak pasi ishte raportuar për arrestimin e tij. Macaire shihet brenda një makine, por foto nuk tregon më shumë detaje.

08:08
Rikthehen reshjet, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ti cilat do të sjellin reshje dëbore në zonat malore dhe reshje shiu në pjesën tjetër të territorit.

E shtunë, 11 Janar 2020
23:48
Mes Taynas dhe Bebe Rexhës, Majk zgjedh të martohet me këtë të fundit: “Mbiemrin e ka gati!”

Majk është një ndër reperët më të mirë shqiptarë i cili është komentuar shpesh jo vetëm për hitet që i ka dhuruar publikut, por edhe për jetën sentimentale.

23:00
Getoar Selimi rrëfen planet për tu bërë baba

Padyshim një nga surprizat më të bukura të puntatës së fundit të “Shiko kush Luan” për këtë sezon ka qenë pjesëmarrja e Getoar Selimit dhe Majk.

22:45
Luana Vjollca zbulon nëse do ketë një sezon të 4-t “Shiko kush LUAN” dhe projektin e ri televiziv

“Shiko kush luan” është emisioni argëtues që i ka dhuruar shqiptarëve të qeshura pafund të shtunave mbrëma.

22:43
A është e lidhur Enca? E tregon në “Shiko Kush LUAN”

Artistët janë ata që vihen gjithmonë në qendër të medias për sa i përket jetës së tyre private. E nëse janë shumë të njohur kurioziteti është akoma më i madh.

22:40
Enca ka dy fjalë për Bes Kallakun në “Shiko Kush LUAN”, aty ku ai i komplimentoi “ballkonin” dhe jo profesionalizmin!

“Ermali bën biznes, unë bëj komedi. Enca bën për ballkon, Bleona për profesionalizëm”. Kjo është fjalia e Bes Kallakut e thënë teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” disa javë më parë dhe që menjëherë bëri që të ketë reagime të shumta.

22:33
Prishën shoqërinë vite më parë, por Enca nuk do bashkëpunonte KURRË me Beatrix Ramosajn dhe Roza Latin

Enca ka qenë e ftuara e Luana Vjollcës këtë të shtunë në “Shiko Kush LUAN”, së bashku me Ermal Mamaqin dhe një pjesë të kastit të “I Love Tropoja”.

22:27
Zmbrapset Irani/ SHBA: Po dërgojnë mesazhe që mos të lëvizin kundër amerikanëve

“Ne po marrim informacione inkurajuese nga inteligjenca se Irani po dërgon mesazhe për shumë milici të njëjta të mos lëvizin kundër amerikanëve apo civilëve”, tha Pence.

22:21
Protestat në Iran, arrestohet ambasadori britanik

Në Iran kanë shpërthyer protestat, ku njerëzit po brohorasin me zë të lartë kundër sistemit, madje kanë quajtur vrasës liderin Al Khamein si dhe Kasem Sulejmanin që u vra disa dit më parë nga SHBA-të

22:15
Marjana Kondi për Mirela Kumbaron: “I them mos me fol se më ke hequr nga puna, ajo më flet”

Në vitin që lamë pas debati mes aktores Mariana Kondi dhe ish minstres së kulturës, Mirela Kumbaro qarkulloi në mediat online.

22:09
Tërmeti i fuqishëm trondit sërish Puerto Ricon, 6.0 i shkallës rihter

Një tërmet me madhësi 5.9 tronditi Puerto Riko të Shtunën, duke shkaktuar miliona dollarë dëme përgjatë bregdetit jugor të ishullit, ku tërmetet e mëparshme kanë rrëzuar shtëpitë dhe shkollat.

22:00
Elvana apo Enca? Ermal Mamaqi zbulon cilën është paguar më shumë nga artistet

Kasti i filmit më të ri “I Love Tropoja” nga Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në puntatën e fundit të “Shiko Kush LUAN” nga Luana Vjollca në Top Channel”.

21:51
Fifi ja thotë në sy Ermalit se ja ka nxirë jetën gjatë emisionit “Xing me Ermalin”

Filloreta Raçi, e njohur me emrin Fifi pasi u largua nga emisioni “Xing me Ermalin”, u bë pjesë e stafit të Luana Vjollcës. Ky ndryshim u përfol gjatë në media dhe kjo pasi mendohej se Fifi dhe Ermali nuk u ndanë mirë.

21:48
Rudina Seseri në krye të kompanisë 100 milionë dollarëshe

Të pakta janë gratë në fushën e biznesit në Shtetet e Bashkuara, që kanë arritur suksesin e Rudina Seserit. Ajo është themeluese dhe partnere menaxhuese e kompanisë “Glasswing” që ka investuar mbi 100 milion dollarë në biznese të shumta, me një fokus tek Inteligjenca Artificiale.

21:48
Një këngëtare bën më shumë photoshop dhe këtë e pohon vetë Enca

Enca ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në puntatën e fundit të “Shiko kush Luan”. Këngëtarja u bë pjesë e lojërave të ndryshme duke treguar dhe një herë çiltërsinë pa sforco dhe humorin që ka.

21:37
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të kryqëzimit të Çifligut.

21:32
Vrasja e gazetares investigative, kryeminisri i Maltës jep dorëheqjen

Kryeministri maltez, Joseph Muscat, ka dhënë dorëheqjen pas hetimeve për vrasjen e gazetares hulumtuese malteze, Caruana Galizia.

21:26
Tika Camaj, modelja shqiptare kampione në Taekwondo

Tika Camaj është një modele 31-vjeçare shqiptare, e cila ka mundur të pozojë edhe për “Viktoria’s Secret”. Ajo është e apasionuar pas arteve marciale, madje është shpallur kampione në Taekwondo.

21:24
Liverpool mposht Tottenhamin në Londër dhe vijon shkëputjen në krye

Liverpool vijon të jetë i pathyeshëm në kampionatin anglez, pasi ia doli të marrë 3 pikët edhe në transfertën e vështirë ndaj Tottenhamit, duke u shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes dhe duke i shkuar më pranë titullit kampion.

21:23
Shkëndija “ndizet” edhe në dimër, prezanton një tjetër afrim të bujshëm

Shkëndija e Tetovës vijon të përforcohet ndjeshëm në merkaton e dimrit dhe sot ka prezantuar edhe futbollistin e katërt që nënshkruan me kuqezinjtë brenda pak ditëve.

21:20
I mërzitet vetura 150 mijë dollarëve, rusi e hedh nga helikopteri

Rusi Igor Moroz njihet për videot e tij të shumtë që i ka në platformën Youtube, por kësaj radhe ai ka ardhur me diçka me të vërtetë të habitshme për të gjithë.

21:15
Gazmend Bardhi ne Peshkopi: Dy kryebashkiake te Dibres me te shkuar kriminale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nga Dibra ku zhvilloi një takimet me strukturat drejtuese të kësaj force politike, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me dy kryebashkiak të këtij Qarku.

21:11
​Ish-luftëtari i UÇK-së, Imer Zogaj ftohet nga Gjykata Special

Ish-luftëtari i UÇK-së, Imer Zogaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit.

21:10
Pas fitores me Cagliarin, Ibra: Nëse fitojmë kampionatin…

Ibrahimovic u rikthye te Milani pas thuajse 8 sezonesh dhe gjeti golin e parë në ndeshjen e tij të dytë, duke vulosur triumfin e kuqezinjve në transfertën sarde ndaj Cagliarit pasditen e sotme.

21:09
Kosove/Parashikimi i motit për te dielen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se te dielen në vendin tonë (Kosove) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -2 gradë Celsius, kurse ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.

21:07
​Liverpool shkel edhe Tottenhamin

Liverpooli ka shënuar fitore në derbin anglez që është zhvilluar sonte në Premier league.

21:03
​Kosova pëson humbje nga Rumania

Pas barazimit dramatik me Italinë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e dytë në kuadër të grupit të tretë të eliminatoreve për Botërorin 2021.

21:02
​Liverpool në epërsi në derbin anglez

Liverpool e ka përfunduar me epërsi prej një goli, pjesën e parë të derbit anglez që është duke u zhvilluar sonte.

21:00
Me plagë në kokë/ Ndërron jetë fëmija 2 vjeç, akuzohet e ëma dhe i dashuri i saj

Një burrë dhe një grua të akuzuar për vrasjen e një vogëlushi, i cili vdiq nga plagët në kokë, janë paraqitur në një gjykatë në Londër.

21:00
Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet F. Ll , i lindur më 1971.

20:50
Qyteti i enigmave që fsheh historinë e shqiptarëve

Çfarë fshihte ky qytet i vjetër në Shqipëri? Përse kërkohej me ngulm nga ekspertët? Çfarë kishte ai të veçante? A ka një arsye që kërkimet u ndërprenë?

20:47
Protestuesit në Iran: Qassem Soleimani është vrasës

Protesta e mijëra iranianëve në Teheran e qytete të tjera gjatë ditës dhe mbrëmjes së sotme i ka dhënë një goditje propagandës së regjimit lidhur me eliminimin e Qassem Soleimani-t.

20:29
Fshati i dy shteteve/ Karaçeva: I takojmë Kosovës, jo Serbisë

Që nga fundi i luftës në Kosovë, banorët e fshatit Karacevë të Kamenicës, kanë raportuar me dhjetëra herë për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e komunës. Policia e Kosovës, nga viti 2014, nuk mund të në fshat pa lejen e KFOR-it pasi Serbia pretendon se kjo pjesë nuk i takon Kosovës. Banorët e kundërshtojnë këtë dhe tregojnë një hartë të Serbisë, ku sipas tyre, vërtetohet se ky territor i takon Kosovës. Selver Lenjani, me hartën në dorë, tregon për Kosova Press:

20:11
Zhigoloja shëronjës/ Monodrama amerikane në skenën e teatrit të Korçës

Johan Padan dhe Amerikat monodrama e njohur e autorit Dario Fo me regji te Milto Kutalit dhe interpretimin e aktorit Arben Derhemi  ishte e para shfaqje për këtë vit të ri artistik në teatrin e Korçës.

20:01
Tre muaj pa qeveri/ Analistët në Kosovë e shikojnë të dyshimtë jetëgjatësinë e marrëveshjeve

Kanë kaluar tashmë tre muaj nga zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë dhe vendi është ende pa qeveri. Mos arritja e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës mes LVV dhe LDK po shihet tani si papërgjegjshmëri politike e të dyja partive.

20:00
Diaspora/ U largova nga Shqipëria pasi asgjë nuk më plotësonte, përshtatej, e më jepte liri mua si artist

Julian Bulku, u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 90-të në moshën 19 vjeçare dhe pas disa vitesh në shtete të ndryshme nëpër Europë, ndaloi përfundimisht në Greqi, ku që prej 18 vjetësh po bashkëpunon me emrat më të shquar vendas.

19:52
Gjurmë shqiptare/ Marin Mema tregon sot, qytetin e mistereve

Çfarë fshihte ky qytet i vjetër në Shqipëri? Përse kërkohej me ngulm nga ekspertët? Çfarë kishte ai të veçante? A ka një arsye që kërkimet u ndërprenë?

19:44
“Zgjedhjet sa më shpejt”/ Basha: s’e kemi problem sistemin

Kreu i opozitës deklaroi gjatë një konference për shtyp, se PD do të kërkojë zgjedhje të parakohshme një orë e më parë.

19:23
Makina përplaset me trafik ndërsen, përfundon e përmbysur

Një automjet tip Honda është përplasur me trafik ndërsen e rrugës në zonën e Novoselës , makina me targa AA 711CZ drejtohej nga një femër e cila fatmirësisht ka marrë plagë të lehta.

18:42
Chelsea e man. United nuk gabojnë, Southampton shtang Leicesterin

Chelsea ka bërë detyrën ndaj Burnleyt, duke e mposhtur me rezultatin 3-0 në “Stamford Bridge”, në një takim që nuk pati shumë histori, pasi londinezët e zgjidhën shpejt fatin e takimit.

18:37
Para finales së “Shiko kush Luan”, video e Luanës merr shumë klikime

Gjatë përgatitjeve të fundit për finalen e “Shiko kush Luan”, Luana ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video që ka marrë shumë klikime

18:34
Telashe për Valverden, humb për disa javë sulmuesin kryesor

Pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës, shtohen telashet për Barcelonën, që tani do të humbë për disa javë edhe sulmuesin kryesor Luis Suarez, i cili do t’i nënshtrohet një operacioni në menisk.

18:17
Fat i keq për Era Shalën, skitarja jonë thyen këmbën gjatë përgatitjeve

Fati nuk e ka përcjell Era Shalën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

18:06
Në Iran shpërthejnë protestat, pas rrëzimit të avionit nga Ukraina, “vdekje diktatorit”

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, duke thirrur ‘vdekje diktatorit’.

18:05
Aureli takon legjendat/ Vizita në Air Albania dhe takimi me veteranët e kombëtares shqiptare

Mbrëmja e së premtes në “Air Albania Stadium” ku u bënë bashkë yjet e futbollit pati padyshim një tifoz që shkëlqeu po aq sa ata.

17:46
Gol në ndeshjen e parë si titullar/ Ibra merr për dore Milanin, fitore me shije Europe

Milani u rikthye te fitorja pas rreth një muaji dhe e bëri këtë sërish në transfertë, këtë herë në përballjen ndaj Cagliarit, ku arriti të triumfojë me rezultatin final 0-2, me dy golat e shënuar në pjesën e dytë të takimit.

17:39
​Këshilli Prokurorial dënon kërcënimet ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë dënuar fuqishëm kërcënimin me likuidim fizik dhe kërcënimet e tjera, të bëra gjatë ditës së sotme ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari.

17:38
Në Itali zhvillohet derbi i shqiptarëve

Lazio pret sonte nga ora 18:00 në “Stadio Olimpico” Napolin.

17:37
Basha: Reforma zgjedhore, prioriteti numër 1

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë Demokratike një takim me gazetarët. Ai është shprehur se reforma zgjedhore mbetet prioriteti numër një.

17:29
Mësuesi 49 vjeçar, ra në kurthin e policit në internet, i kërkoi seks duke menduar se fliste me nxënësen 12 vjeçare

Nasser Khalil foli me ‘vajzën’ në gjashtë raste dhe I kërkoi asaj marrdhënie seksuale.

17:17
Zyberaj publikon dëshmi të krimeve serbe të kryera në Kosovë

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, ka publikuar dëshmi të reja të krimeve serbe të kryera gjatë kohës së luftës në Kosovë.

17:16
Lagje e re në Vaqarr/ Veliaj: Do rritet vlera e punës

Mbillen 100 pemët e para në aksin Kombinat-Vaqarr, tre lagje të reja në Kryeqytet. Veliaj: “Rehabilitim i plotë i rrugës nga Kombinati në Vaqarr, ku do krijohet lagjja e re për të prekurit nga tërmeti; Urbanizimi rrit cilësinë e jetës”.

17:12
Po numërohen shpendët/ Në parkun e Divjakës, zogjtë popullojnë gjithë zonën

Në parkun Kombëtar Divjake- Karavasta, ka nisur procesi për numërimin e shpendëve dimërues ujorë për vitin 2020.

17:11
Masakruan ish mësuesen e i djegin shtëpinë, dy të rinjtë dënohen me vdekje

Ngjarja ka ndodhur në Bjellorusi dhe dy vëllezër 19 dhe 21 vjeç, do ekzekutohen me nga një plumb pas kokë në vendin e tyre. Bjellorusia është i vetmi vend europian ku gjykatat japin vendim për dënime me vdekje.

16:58
Isaleo u shpëtua nga dhembshuria/ Vlorë, 12 vite më parë nëna e braktisin, e rriti familja rome

Pas 10  vitesh i njëjti ekip i Top Channel rikthehet  në familjen Xhemalaj. Isaleo të cilin anëtarët e familjes rome e gjetën një ditë vere në një kontenier mbeturinash është bërë një djalë i madh dhe tashmë shkon në klasë të pestë.

16:48
Protestë kundër gurores/ Banorët e Postribës kërkojnë që të ndalet puna

Banoret e fshatit të Postribës në bashkinë e Shkodrës kanë protestuar ketë të shtunë kundër një firme të licensuar për shfrytëzimin e mineralit gëlqeror të  mermerizuar. Sipas tyre punimet që po bën kjo firmë jo vetëm që ka dëmtuar shtratin e lumit por ka ndotur edhe ujin e pijshëm.

16:39
Jeta ne konteiniere/ Manëz, dimër i vështirë për banorët

2020 konsiderohet të jetë një vit i vështirë nga ata që jetojnë në konteinerët e vendosur në Manzë të Durrësit, pas tërmetit të 26 nëntorit. Brenda hapësirave të ngushta të konteinerëve, 45 familjet e strehuara në to po përpiqen të ndërtojnë një jetë të re dhe pse me vështirësi.

16:37
Episodi i fundit i “Shiko kush LUAN” për këtë sezon “zjarr”, zbulohen “të gjitha” të vërtetat!

“Shiko kush LUAN” mbyll sot në mbrëmje sezonin e tretë të një seri episodesh fantastike që kanë mbajtur mbërthyer përpara ekranit një audiencë me shifra rekord.

16:30
Tërmeti shkatërroi 7905 ndërtesa/ Bilanci, Tiranë, u dëmtuan 448 pallate. Në Durrës 62 pallate

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi 7905 objekte të cilat konsiderohen të pabanueshme nga ekspertët e Institutit të ndërtimit. Ndërkohë me terma teknikë ds2 dhe ds3 klasifikohen mijëra shtëpi të tjera që konsiderohen të dëmtuara lehtë dhe të dëmtuara mesatarisht dhe që numërohen 8748 objekte të prekura nga tërmeti. Drejtori i institutit të ndërtimit Agron Hysenlliu jep detaje mbi bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

16:28
Justifikimi i gardës iraniane: Raketa u lëshua automatikisht, avioni u rregjistrua si raketë amerikane dhe u rrëzua

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit e regjistruan avionin ukrainas të rrëzuar “gabimisht” në Teheran si raketë kryqëzuese, tha komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, Amir Ali Hajizade, raporton Anadolu Agency (AA).

16:16
E plotë/ Vrasja e Enkeleda Çapokut: Dëshmitë e familjarëve, burrit të viktimës dhe vrasësit: I zbulova lidhjet intime

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha kanë zbardhur dëshmitë e dhëna nga familjarët e vrasësit Erdet Çapoku si dhe të vetë autorit, i cili i mori jetën kunatës së tij Enkeleda Çapokut, si dhe ekspertizën që i është bërë trupit të viktimës.

16:13
Targat e reja të makinave shqiptare, me elemente sigurie si kartmonedhat (Foto)

Blerësit e makinave apo edhe ata që do ndryshojnë targat e automjeteve do kenë në dorë targat e reja. Ato kanë elemente sigurie si të ishin katrmonedha, me numër special të veçantë, stampim të kodeve të sigurisë.

16:04
Dëshmia e Erdetit: Hapa derën me dhunë dhe kam shkuar direkt tek dhoma e gjumit ku më pas…

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha kanë zbardhur dëshmitë e dhëna nga familjarët e vrasësit Erdet Çapoku si dhe të vetë autorit, i cili i mori jetën kunatës së tij Enkeleda Çapokut, si dhe ekspertizën që i është bërë trupit të viktimës.

16:02
Kroaci, 6 të vdekur nga zjarri në një azil

“Aktualisht kemi informacione se gjashtë persona kanë vdekur. Inspektimi po vazhdon. Pas kësaj, do të dihen më shumë detaje”, tha për AA zyrtari i policisë për marrëdhënie me publikun, Vjekoslav Maxhariç

15:59
Tërmet prej 4,7 ballësh godet Stambollin

Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi Stambollin, raporton Anadolu Agency (AA).

15:56
Analistët: Mosformimi i qeverisë, papërgjegjësi e LVV-së e LDK-së

Kanë kaluar më shumë se tre muaj nga dita kur janë mbajtur zgjedhjet dhe ende nuk është krijuar qeveria e vendit. Mosarritja e një marrëveshje për koalicion qeverisës në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si papërgjegjësi politike e të dyja partive.

15:54
Ukraina kërkon kompesim nga Irani për rrëzimin e avionit me 176 persona në bord

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy tha se pret pranim të plotë të fajësisë dhe kompensim nga Irani, pasi Teherani pranoi pas disa ditëve të kundërshtimeve se aksidentalisht ka rrëzuar aeroplanin e Ukrainës duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.

15:51
Maqedonia e Veriut/Shutkë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri në shtëpi

Nga zjarri shkatërroi një shtëpi në lagjen e Shutkës dy fëmijë e kanë humbur jetën. Në shtëpi ka pasur 4 fëmijë prej të cilëve dy kanë arritur të shpëtojnë.

15:45
Bosët e krimit në veri, të fuqishëm edhe në Serbi

Zvonko Veselinoviq dhe Millan Radojiçiq, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, pronarë të kompanisë “Inkop” në Çupri të Serbisë, janë bërë tani pronarë të kompanisë më të madhe të rrugëve në Serbi, “Novi Pazar – Put”. Kjo kompani, e cila vetëm nga një kontratë ka përfituar mbi 60 milionë dollarë, në mesin e dhjetorit ka arritur të merrte punë në vlerën prej 1.8 milion eurosh për ndërtimin e rrugës nga pika kufitare deri në Bajna Bashta, shkruan Zëri.

15:30
Regjimi sirian kreu një sulm ajror mbi Idlib, ku la të vdekur 17 civilë

Në mesin e të vrarëve, janë edhe dy fëmijë

15:23
Dëshmitë e të afërmve/ I thash që Enkelejda ka vdekur, Erdeti: Pse, ka vdekur ajo?

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha kanë zbardhur dëshmitë e dhëna nga familjarët e vrasësit Erdet Çapoku, i cili i mori jetën kunatës së tij Enkeleda Çapokut.

15:21
Berberja mbetet pa gjoks! Ndërhyrja kirurgjikale në Turqi i kthehet në makth

Një vajzë e re që ëndërronte të bënte gjoksin e ka pësuar keq nga një ndërhyrje kirurgjikale.

15:17
Kujtim Shala i propozuari i LDK-së për president ?

Lidha Demokratike ka propozuar nënkryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt politik, Kujtim Shala për president të vendit, në kuadër të tentimit për arritjen e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

15:14
Nuk e lanë të shkonte në varrimin e motrës, tenton vetëvrasjen në burg

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit,ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin. Shpëtim Kovaçi, ka tentuar të presë damarët e qafës me briskun e rrojes.

15:01
Zbardhet deklarata e burrit të Enkelejdës: Foli Erdetit se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me gruan

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha kanë zbardhur dëshmitë e dhëna nga familjarët e vrasësit Erdet Çapoku, i cili i mori jetën kunatës së tij Enkeleda Çapokut.

14:51
Durrës/ Hajdutët sfidojnë policinë, shqyejnë dyert dhe grabisin kompleksin e dëmtuar nga tërmeti

Hajdutët sfidojnë policinë në pallatet e pabanuara të dëmtuara nga tërmeti. Pre e hajdutëve ka rënë kompleksi ”Jedas” në Durrës.

14:49
Formacionet zyrtare/ Buzëqeshin tifozët e Milanit, Ibrahimovic titullar ndaj Cagliarit

Ditën e sotme Milani do zhvillojë një sfidë mjaft delikate kundër ekipit të Cagliarit në Sardenjë. Caglari do të bëj të pamundurën për të marrë pikët maksimale nga ky takim, pasi ndodhet në zonën Europë dhe do të tentojë të ruajë deri në fund të kampionatit një vend në mesin e 6-të më të mirëve.

14:45
Rita Ora, nudo para pasqyrës, mbulohet me luleshtrydhe

Rita e “tepëron” këndshëm herë pas here duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram.

14:40
“Më erdhi trupi i çupës”/ U gjet e masakruar në një pyll të Francës, 37-vjeçarja përcillet në banesën e fundit

Trupi i pajetë i 37-vjeçares Brunilda Sadushi (Kovaçi) është përcjellë sot për në banesën e fundit.

14:29
Përfundon pjesa e parë, Arsenali në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Crystal Palace dhe Arsenlit.

14:27
Kosovë/Sulmohen policët, arrestohen babë e bir

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti gjatë bastisjes në shtëpinë e tij së bashku me djalin e tij kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

14:26
Finalja e Hell’s Kitchen! Nga lotët e chef Renatos përballë mamasë, deri te fitorja live e Françeskos

Nata finale e Hells Kitchen Albania 2 në Top Channel dhuroi një spektakël plot emocione nga momentet e para kur gjashtë finalistët hynë në kuzhinë e deri në çastin e shpalljes së fituesit, Françesko Tuku.

14:20
Me sytë nga Hëna! NASA shpërndan diplomat

NASA mbajti të premten ceremoninë më të fundit të diplomimit të astronautëve të rinj në hjuston, duke nderuar një grup të balancuar për sa i takon gjinisë dhe diversitetit.

14:14
Niveli i deteve rritet, ja si do jenë shtëpitë “pluskuese” të së ardhmes

Nëse tendenca nuk ndryshon, rritja e nivelit të deteve nuk do të jetë vetëm një pasojë e mundshme dhe e largët e ndryshimeve klimaterike.

14:05
“Betejë nervash” mes luftanijes ruse e amerikane!

Një anije luftarake ruse i është afruar në mënyrë agresive një destrojeri të marinës amerikane, ndërsa ky i fundit po operonte në detin e Arabisë Veriore, duke injoruar paralajmërimet nga anija amerikane dhe duke shtuar rrezikun e përplasjes, tha marina amerikane.

13:59
Gjithmonë në formë! Nga stërvitja te dieta, sekretet e Ronaldos

Kohë e gjatë ka kaluar nga ditët kur lojtarët do të futeshin në mëngjeset e plota angleze dhe do të shijonin disa gola pas ndeshjes pasi kërkesat e lojës moderne vazhdojnë të revolucionarizojnë mënyrën sesi atletët më të mirë i trajtojnë trupat e tyre.

13:41
Maqedoni e Veriut/Prilep, burri vret gruan dhe nënën e saj ndërsa plagos gjyshin e gruas

Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin e Prilepit mëngjesin e sotëm, ku dyshohet se burri ka qëlluar me armë zjarri për vdekje gruan e tij dhe nënën e saj, ndërsa ka plagosur gjyshin e gruas.