Bilanci vijon të rritet në vendin fqinjë, Greqinë, ku numri i viktimave ka shkuar në 109 persona.

Një tjetër viktimë është shënuar nga Covid-19 në Greqi. Viktima është 79-vjeçari Evangjelos Spanos, President i Qendrës Diagnostike më të madhe në Ballkan, Biojatriki.

Spanos ndodhej prej rreth një 1 muaj i shtruar në spital, në betejë me virusin vdekjeprurës.

Ngushëllime për familjen vijnë nga shumë personalitet të jetës politikë në vend dhe nga ministri i Shëndetësisë gjithashtu.

Ndërkohë kujtojmë se numri total i viktimave ka arritur në 109 dhe numërohen 2,224 të infektuar ku 269 persona janë shëruar.

Top Channel