Janë kthyer nga jashtë/ 55 persona të karantinuar në hotel, bashkia Pogradec bën xhestin human

17/04/2020 22:50

Bashkia Pogradec ka marrë përsipër furnizimin me 3 vakte ngrënie të 55 shtetasve shqiptarë që janë të akomoduar tek Hotel “Euro Korça” në Pogradec për 14 ditë.

Bashkia shprehet se këtë e ka siguruar në bashkëpunim me bizneset edhe bazën ushqimore për tre vakte, ushqime shporte, bulmet etj.

Puna do të organizohet  nga punonjësit e bashkisë për servirjen e vakteve dhe lëvizjen e tyre.

Gjithashtu u janë dërguar edhe batanije shtesë.

Gjithashtu ata shprehen se “në varësi të gjendjes së tyre ekonomike, pas verifikimeve do të marrim përsipër pjesërisht për një pjesë të tyre edhe pagesën e qëndrimit në hotel”.

Top Channel