“Se pas dimrit vjen një verë…”, Rama mesazh shqiptarëve me vargjet e Fan Nolit

18/04/2020 10:11

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zgjedhur që tu dërgojë një mesazh shqiptarëve me anë të vargjeve të poetit të madh shqiptar, Fan Noli.

“Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, anës Vjosës, anës Bunës”, thuhet në vargun e zgjedhur nga Rama.

Kujtojmë se kryeministri ditën e djeshme me anë të një komunikimi me qytetarët tha se masat janë zbatuar ashtu siç duhet dhe për këtë është i gëzuar, ndërkohë që fali edhe gjobat apo bllokimet e patentave që ishin ndërmarrë si masë ndaj shkelësve të urdhrave të karantinës.

Top Channel