Një 20 vjeçar u arrestua dje pasi ai qarkullonte me armë zjarri automatike, me vete.

Gjatë operacionit “Vezhishti”, policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” vunë në pranga shtetasin me iniciale S.R 20 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik, 20 – vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel