Policia e shtetit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Elbasanit gjatë mbrëmjes së sotme ku dy makinat e ish-gjyqtarit A.V u shkrumbuan nga flakët.

Sipas policisë të dy makinat kanë qenë të parkuara në lagjen “Kongresi” në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Kongresi”, Elbasan,  ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç,  banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel