Fotot e veçanta/ Dielli i favorizon, rrugët e Durrësit mbushen me pensionistë pas një muaji izolim

18/04/2020 10:37

Sot, deri në orën 11:00, teksa të gjithë janë brenda të vetmit që mund të dalin nga shtëpia janë pensionistët.

Këtë fashë orari e kanë shfrytëzuar pensionistët në Durrës të cilët kanë mbushur rrugët e qytetit. Vërehet se ata në respektim të masave kundër përhapjes së Covid-19, ka ruajtur distancën mes tyre ndërsa mbajnë edhe maska e doreza.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama njoftoi dje lirinë e pensionistëve për të dalë nga banesa, por me disa kushte.

“Pensionistët mund të dalin, jo për vizita, as për domino, as për ulje të rrezikshme në grup, por për ajrosje dhe ecje deri në orën 11:00 paradite, jo më shumë se me një tjetër pensionist, por duke ruajtur distancën” tha Rama.

Policia e Shtetit theksoi se efektivët do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel