Premier League përcakton datën e rinisjes së kampionatit!

18/04/2020 12:10

8 qershori është data kur do të rinisë sezoni 2019-2020 i Premier League.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, futbolli në Europë është paralizuar që nga data 12 mars, por pas thuajse tre muajsh ndalesë është programuar që kampionati anglez të rinisë në datën 8 qershor, të paktën kështu ka vendosur Federata Angleze e Futbollit.

Të gjitha ligat e rëndësishme europiane ashtu si Premier League kanë diskutuar me UEFA-n gjatë kësaj periudhe për të mësuar kur do të jetë e mundur rinisja e kampionateve.

Tashmë që Premier League e ka një datë rinisjeje ideja është që 92 ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit të luhen në harkun e 5 javëve dhe kampionati të përfundojë në mes të korrikut.

Top Channel