Princi William rrëfen si e përjetoi familja mbretërore infektimin e të atit me COVID-19

17/04/2020 21:45

Prince William ka folur për herë të parë për infektimin e të atit më koronavirus. Në një intervistë për “BBC Breakfast”, Princi William rrëfeu si u ndje familja mbretërore kur mori vesh së Princi Charles, 71 vjec rezultoi pozitiv ndaj testit të COVID-19.

Lajmin e infektimit e dha vetë familja mbretërore më 25 mars. Në fillim Princi Charles shfaqi simptoma të lehta dhe kishte shëndet të mirë, ndërkohë që u vendos në izolim dhe u mbajt nën kujdesin e duhur.

Tashmë tre javë më vonë ai është shëruar dhe ka realizuar dy teste të cilët kanë qenë të dy negativë. Megjithatë, këto ditë kanë qenë tepër të vështira dhe stresuese jo vetëm për Princin Charles, por edhe për familjarët e tij.

 “Duhet ta pranoj, në fillim isha shumë i shqetësuar pasi mosha e tij është më delikatja për sa i përket këtij virusi. Babai im ka pasur dhimbje kraharori dhe ftohje për vite me radhë.

Fakti që nuk ishte në gjendje të vijonte aktivitetet e tij apo të mos bënte një shëtitje ishte pjesa më e vështirë. Pasojat më të rënda për të ishin ato të shëndetit mendor, ai rrinte i bllokuar në shtëpi dhe kjo ia ulte shumë moralin- rrëfeu William.

Pas daljes nga izolimi, vetë Princi Charles rrëfeu më herët eksperiencën e tij, duke thënë: “Siç po mësojmë, kjo është një përvojë e çuditshme, zhgënjyese dhe shpesh stresuese, kur prania e familjes dhe miqve nuk është më e mundur dhe strukturat normale të jetës papritur ndryshojnë”.

Top Channel