Me simbolin e shqiponjës, të buzëqeshur dhe krenar/ Manastirliu publikon fotot e mjekëve shqiptarë në Itali

18/04/2020 09:44

ITALI- Mjekët shqiptarë të cilët shkuan në shtetin fqinj për të ndihmuar në përballimin e pandemisë Covid-19 vijojnë të shërbejnë në zonat më të nxehta ku është shpërndarë virusi.

Së fundmi ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar disa foto të tyre ku u shërbejnë pacientëve të prekur me Covid-19, krahë mjekëve italianë.

“Mjekët dhe infermierët shqiptarë, pjesë e ekipit të vullnetarëve në #Itali, po shërbejnë me profesionalizëm dhe devotshmëri në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga #COVID-19 në vendin fqinj, krah kolegëve italianë në përballjen me #covid19

#JEMIMEJU” shkruan Manastirliu.

Mjekët nuk kanë nguruar të tregojnë as në foto se nga vijnë, ku shihen teksa bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel