Sot është dita e gjyshërve! Me leje të qeverisë ata janë parë të dilnin në rrugët e qytetit.

Shkodra sot ishte më e veçanta se asnjë ditë tjetër në këto kohë pandemie, në rrugë e sheshe shikoje vetëm gjyshe e gjyshër.

Ata shëtisnin e bisedonin, pa harruar të zbatonin distancimin social.

Pensionistët shkodranë shprehin falenderime për bluzat e bardha për policinë, ushtrinë dhe median.

Pas orë 11:00 pensionistët u rikthyen në banesat e tyre në pritje të një vendimi të dytë që do t’ju rikthejë atyre mundësinë për të dalë.

Top Channel