Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ku do të diskutohet edhe për ngritjen e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Kjo strukturë e re e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është kërkuar që të ngrihet edhe me tetë prokurorë që kanë kaluar vetting-un.
Në forumin e katërt “17+1” të kryebashkiakëve të kryeqyteteve të vendeve të Evropës Lindore e Qendrore dhe Kinës ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Vendimi i Këshillit të Europës për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë riktheu në qendër të vëmendjes krizën e thellë politike në të cilën ndodhet vendi.
5 të arrestuar dhe sekuestrim droge e armësh- ky është rezultati i një operacioni policor në Mirditë.
20 konkurrentë janë përzgjedhur këtë vit për të marrë pjesë në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës.
Besojmë ju vijnë lehtësisht në mendje daljet e para të artistes Adele. Një këngëtare e kolme që fitoi zemrën e turmës falë zërit të jashtëzakonshëm.
Sonila Muhametaj, prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka kaluar procesin e vetting-ut. Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u bë publik sot.
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Presidenti Donald Trump ishte “tejet mbështetës” ndaj rreth 20 ligjvënësve konservatorë republikanë, të cilët një ditë më parë hynë me forcë gjatë një seance dëgjimore me dyer të mbyllura në kuadër të hetimeve për shkarkimin e presidentit, duke shkaktuar një vonesë të hetimeve me pesë orë.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ka ftuar Lëvizjen Besa dhe Alternativën për koalicion parazgjedhor. Në debatin në emisionin “Rruga drejt”, Sela kërkoi që përballë Aleancës, Besës dhe Alternativës të bashkohen BDI, PDSH dhe RDK me qëllim formimin e dy blloqeve shqiptare para zgjedhjeve të 12 prillit 2020.
Policia angleze dyshon se 39 emigrantët kinezë, të cilët u gjetën të vdekur në një kamion në Angli, janë pjesë e trafikut njerëzor që menaxhon prej gati katër dekadash mafia kineze, “Kokë-gjarpërinjtë”, të cilët kanë lidhje edhe me Koza Nostran italiane.
Kryebashkiaku i Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette është duke u përballur me kritika të forta pasi nuk lejoi deportimin e një familjeje shqiptare. Familja e përbërë nga prindërit dhe tre fëmijët jeton prej tetë vitesh në Belgjikë, por së fundmi ka marrë urdhër që të kthehet në Shqipëri.
Zoti Elvin Guri, investitor i Telekom Albania, dhe zoti Evgeni Angelov, ish zv/Minister i Ekonomisë në Bullgari, janë drejtuesit e fondit të Partnerëve Mezzanine Bullgarë. Fondi i ri është më i madhi fond investimesh në Bullgari, krijuar në sajë të 38.5 milionë eurove nga fonde publike dhe 14.2 milionë euro kapital privat.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Teksa po përpiqeshin të kalonin La Manche-in me dy varka, 30 refugjatë u kapën nga policia.
Pagjumësia apo çrregullimet e gjumit ndikojnë negativisht në rutinën tonë të përditshme, na bëjnë më emotivë e më pak produktivë.
Partizani rimori kryesimin e kampionatit shqiptar të futbollit pas suksesit të merituar 3-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen që uli siparin e javës së 9.
Më shumë toksina e më pak ushqyes janë pasojat e një aparati tretës që nuk funksionon mirë. Disa receta të sallatave detoks për të pastruar aparatin tretës luftojnë këto probleme. Kështu që, jo vetëm do të përmirësojmë rendimentin fizik, por dhe gjendjen shpirtërore.
Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s do të takohen të enjten në Bruksel për negociata, të cilat me shumë gjasë do të mbizotërohen nga deklaratat e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, sipas të cilit operacioni i Turqisë në verilindje të Sirisë ka qenë “i pajustifikueshëm”.
Një tren kinez i mallrave ka arritur të enjten në Kinë për të inauguruar linjën e re hekurudhore për trena të mallrave në mes të Kinës dhe Serbisë.
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi nisën hetime që mund të çojnë në një proces për shkarkimin e mundshëm të presidentit, ndodhen para një dileme.
FIFA ka vendosur të vlerësojë Kinën me kupën e parë të botës për klube në një format të dnryshuar me 24 ekipe, edicion që pritet të zhvillohet në verën e vitit 2021. Presidenti i federatës ndërkombëtare të Futbollit, Xhani Infantino e cilësoi një vendim historik, turneun që do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave.
“U tmerrua kur gjeti pirgun e trupave të pajetë”. Miqtë e shoferit të kamionit të “vdekjes“ thonë se 25 vjeçari Morris Robinson nuk e dinte çfarë kishte prapa në kamionin frigoriferik, në bordin e të cilit u gjendën të vdekur 39 emigrantë kinezë, mes të cilëve edhe tetë gra.
Boris Johnson kërkon zgjedhje të përgjithshme në 12 dhjetor. Kryeministri britanik deklaroi se do tu japë ligjvënësve më shumë kohë në dispozicion për të diskutuar mbi marrëveshjen e tij të Brexit, por vetëm me kushtin që ata të bien dakort me zgjedhjet e parakoheshme.
Vendimi i BE për t’ia të mbajtur të mbyllura dyert e tij dy vendeve të Ballkanit e ka bërë rajonin të kuptojë se nuk mund të mbështetet vetëm tek fqinjët e saj perëndimorë, ka paralajmëruar presidenti i Serbisë.
Shqipëria e futsallës, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme, ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj vendasve të Rumanisë, e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Botërorit të futsallës.
A do të shkojë para drejtësisë Vangjush Dako duke qenë se është pjesë e listës nga Ambasada Amerikane?- Eni Vasili pyeti Alfred Pezën.
Lazio është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Celtic edhe pse ishin ata që e mbyllën në avantazh pjesën e parë.
Nicolas Pepe ka bërë të pamundurën në sfidën kundër Guimaras që Arsenal luajti për llogari të Europa League.
Ish-prokurorja Antoneta Sevdari replikoi në studion e Open me avokat Spartak Ngjelën.
Kreshnik Spahiu vazhdoi duke hedhur akuza të forta mbi 3 partitë politike në Open në Top Channel duke i quajtur banda politike.
Debate të forta po zhvillohen në Open në Top Channel.
Gérard Depardieu, aktori i njohur francez është duke xhiruar një film në Gjirokastër. Megjithëse shesh-xhirimi është mbajtur larg interesit të kamerave dihet se Depardieu do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati “Milosheviçi dhe unë”.
Gazetarët amerikanë kanë vënë re se presidenti i tyre ka nisur të bëjë pak si shpesh simbolin e gishtit të mesit, ndoshta pa dashur, ndoshta si mesazh i fshehtë.
Pas një takimi disa orësh me Presidentin Refik Halili, palët duket se kanë zgjidhur me marrëveshje kontratën që i mbante të dy palët të lidhura prej 1 viti.
Sonte në pjesën e dytë të emisionit Open në Top Channel u fol për reformën në drejtësi.
Analisti Ilir Babaramo tha në Open se 11 të tjerë që SHBA ka përcaktuar për të mos shkelur në territorin e saj janë familjarët e Adriatik Llallës, Vangjush Dakos dhe Tom Doshit.
Lazio e ka mbyllur në avantazh të një goli takimin kundër Celtic, në Skoci, falë golit të Lazzari në fundin e pjesës së parë.
Avokati Ngjela ka hedhur një teori interesante në Open në Top Channel.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka përcaktuar publikisht 100 persona të tjerë në mbarë botën që u është ndaluar hyrja përgjithmonë në SHBA, prej të cilëve 14 janë nga Shqipëria.
“Ne nuk kemi gjykatë. Faktet i kanë ato. Ajo që po bëjnë ata është se presion. Në qoftë së nuk vazhdon reforma ajo nxjerr emra, në qoftë se reforma vazhdon ajo nuk nxjerr emra.
Në Open mbrëmjen e sotme po flitet për personat “non grata” që Ambasada amerikane ka shpallur.
Një nënë e re vrapoi drejt policisë kur fëmija i saj u mbyt me një biskotë.
Roma ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Monchengdbach, me një penallti të dhënë kundër tyre në sekondat e fundit të takimit, e cila nuk ishte e tillë.
Manchester United ka arritur që të fitojë me rezultatin 0-1 kundër Partizanit të Beogradit në serbi dhe vazhdon që të jetë në vend të parë në Grupin L.
Në zyrën e Përmbarimit Gjyqësor Vlorë qëndron një urdhër ekzekutimi që prej nëntorit të vitit 2018, por që akoma nuk është ekzekutuar për shkak të frikës nga debitori.
Policia e Elbasanit , ka sekuestruar një arsenal me municione luftarake në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan.
Trupat e nëntë personave që besohet të jenë anëtarë të bandave janë gjetur në jug të Meksikës, në një zonë ku dy organizata kriminale luftojnë për territor me vite të tëra.
Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll. Në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadra e Prishtinës ka arritur të mposhtë atë të Dritës me rezultat minimal 1:0.
“Different trains” rikthehet ashtu si çdo fillim vjeshte, por Vlorent ka zgjedhur që kësaj here të vijë sëbashku me Irinën.
Jemi në stinën e vjeshtës, por temperaturat janë tipike të verës. Temperaturat e larta nuk i kanë shmangur virozat, përkundrazi i kanë shtuar ato.
Tirana e nisi mjaft mirë kampionatin këtë sezon duke grumbulluar 10 pikë në katër ndeshjet e para dhe ishte në vend të parë.
13 muaj më parë bota e futbollit shqiptar u trondit nga lajmi i arrestimit të trajnerit të kombëtares së femrave të shqiptarisë, ish-futbollistit kapitenit dhe drejtorit të Vllaznisë Armir Grima.
Kanë përfunduar pjesët e para në 13 sfida të Europa League që po luhen në këto momente.
Kryeministri Edi Rama rreth një vit më parë i shpalli luftë kulturës së deklaratave të pabazuara në fakte, konsideruar prej tij si shpifje.
Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar duket se ka hequr një foto të princit Herri dhe gruas së tij, Megan Markëll, pas përshkallëzimit të zemërimeve brenda familjes mbretërore.
Kompania analitike Growth from Knowledge (GfK) përpiloi një vlerësim të vendeve evropiane sipas fuqisë blerëse të popullatës. Në listën e 42 vendeve, Ukraina renditet e fundit, sipas ueb faqes së organizatës.
Pas plot 8 titujve radhazi dhe dy finaleve në Ligën e kampioneve që përfaqësojnë zhgënjimin më të madh në planin kontinental, presidenti i Juventus shpalosi para aksionerëve një plan global për ringritjen e klubit, për më shumë miliona dhe trofe.
Një ditë pas lajmit që u zbuluan katër personat përgjegjës për aktin terrorist që do të kryej gjatë festimeve ditën e Novruzit në Tiranë, në mars të 2018, muxhahedinët thonë se janë më të sigurt, por që për ta rrezik përbëjnë ambasadat dhe misionet diplomatike te Iranit.
Policia sllovene ka shkatërruar një bandë trafikantësh që ka gjeneruar rreth 1.3 milion euro fitime të paligjshme duke kontrabanduar shtetasit kinezë në Itali përmes Sllovenisë.
FIFA ka vendosur të vlerësojë Kinën me kupën e parë të botës për klube në një format të ndryshuar me 24 ekipe, edicion që pritet të zhvillohet në verën e vitit 2021. Presidenti i federatës ndërkombëtare të Futbollit, Xhani Infantino e cilësoi një vendim historik, turneun që do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave.
Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi se do të rinisë hetimet për rastin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit pas publikimit të raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i cili dilte ne përfundimin se dyshimet paraprake për vetëvrasje “nuk duken shumë të vërteta”.
Bianca dhe Bridget Roccisano janë dy motra që kanë krijuar një shpikje të veçantë që tani ka nisur t’u japë me miliona euro fitime.
Legjenda braziliane Rivaldo ka thënë se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe duhet të largohet gjatë afatit veror.Mbappe është pjesë e klubit francez të futbollit që nga viti 2017 dhe vlera e tij pritet të jetë rreth 200 milionë euro, transmeton KosovaPress.
Është e vështirë t’i nënshtrohesh një fetë pice ose ëmbëlsirave në orët e vona, pavarësisht faktit se nuk është kjo ideja më e mirë. Ajo që ndodh kur hamë menjëherë para se të shkojmë në shtrat nuk është shumë e këndshme për trupin tonë.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron, njeriu që me veton e tij bllokoi çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, duket se ka në plan një tjetër skenar për rajonin.
Në një hangar pa dritare në Aeroportin “John F. Kennedy” (JFK), oficerët doganorë kontrollojnë paketat. Ata janë duke kërkuar fentanil – një drogë që vret mijëra amerikanë çdo ditë. Puna nuk është aspak e lehtë, pasi ky hangar, ku renditet posta, arrin çdo ditë me një milion dërgesa nga e gjithë bota.
Pak muaj pas humbjes së njeriut të saj të shtrenjtë, bashkëshortit, Gjergj Xhuvani, aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani rikthehet në skenë, por jo vetëm.
Sulmuesi i Komëbtares Rei Manaj është dënuar nga klubi i tij Albasete për shkak se ka thyer rregullat e disiplinës.
Një mësuese e re në profesionin e saj tregon se i frikësoj humbjes së punës, duke ndjekur ëndrrën për t’u bërë një modele.
Boris Johnson thotë se ai do t’u japë deputetëve më shumë kohë për të debatuar mbi marrëveshjen e Brexit, por vetëm nëse ata pranojnë zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.
Franca ka nisur konsultimet diplomatike në mënyrë jo-zyrtare për t’i ofruar një lloj partneriteti të veçantë vendeve të Ballkanit, në vend të anëtarësimit të plotë në BE.
Zoran Zaev dhe Sasho Mijalkov u përballën në gjyq. Kryeministri në rolin e dëshmitarit për përgjimet joligjore, ish-drejtori i DSK-së si i pandehur në rastin Target-Fortesa.
Kryeqyteti do të jetë tre ditë pa drita., nga data 25-27 tetor.
Një mjek obstetër në Portugali u pezullua menjëherë pasi një fëmijë lindi pa hundë, sy e një pjesë të kafkës.
Edhe kjo nuk kishte ndodhur më parë. Një 35-vjeçar u martua me të fejuarën e tij të vdekur në një martesë-funeral, pasi ajo humbi betejën me kancerin e gjirit, përpara se të mund të realizonte ëndrrën për t’u bërë nuse.
Tashmë Shqipëria e ka “në pronësi” një yll dhe një planet në hapësirë, jashtë sistemit diellor.
Policia e Kukësit ka arrestuar një 37 vjeçar pasi me makinën e tij ka goditur një tjetër makinë pas konfliktit të çastit që ka pasur me një person.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka komentuar shkarkimin e Gjyqtarit të Administratives, Artur Malaj.
Striptistet që performojnë në njërin prej klubeve më të famshëm në botë kanë zbuluar se shuma që ato mund të fitojnë arrin deri në 8.000 dollarë brenda një nate, por në fund të muajit nuk kursejnë asnjë prej tyre!
Edhe sivjet, Monako organizoi panairin më të madh në otë të jahteve, i cili joshi VIP-a të pasur që u mblodhën për të parë lodrat e reja që mund të blinin.
Ka plasur sërish tek Komiteti Olimpik Shqiptar. Presidenti Viron Bezhani ka denoncuar në sektorin e Krimit Ekonomik për herë të dytë sekretarin Stavri Bello.
Arba Kokalari, eurodeputetja e Suedisë me origjinë shqiptare ka reaguar për çështjen e mos hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në seancën e Parlamentit Evropian.
Partizani rimori kryesimin e kampionatit shqiptar të futbollit pas suksesit të merituar 3-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen që uli siparin e javës së 9. Demat e kuq ishin formacioni më i mirë në tapetin e stadiumit Selman Stërmasi, duke ndëshkuar korçarët që janë larg formës së dikurshme dhe po rrëshqasin drejt zonës së mbijetesës në Kategorinë Superiore.
Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka filluar numërimi 26 mijë e 819 votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, për të cilin u tha se do të marrë rreth dy ditë. Pas përfundimit të këtij procesi, u tha se shpallja e rezultateve të përgjithshme nga KQZ do të bëhet në fillim të javës se ardhshme.
Disa gra rebele kanë nisur të heqin veshjen tipike në Arabinë Saudite, ku mbulimi tradicional i trupit shihet si simbol pastërtie.
Tirana pret për herë të parë Forumin “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.
Juventusi ka dominuar futbollin italian këto vitet e fundit, por siç duket nuk e ka dominuar vetëm në fushën e lojës por edhe në vlerën e lojtarëve.
Një pronar lokali në Tiranë është arrestuar në flagrancë nga policia.
Besa Shahini në fillim të këtij vit u emërua në krye të Ministrisë së Arsimit, ç’ka u diskutua gjatë asokohe, si një ndër të paktat ministre nga Kosova, pjesë e kabinetit qeveritar në Shqipëri.
Cornor McGregor ka deklaruar pak çaste më parë në një konferencë të mbajtur në Moskë se do të rikthehet të ndeshet në kafaz më datë 18 janar, në eventin që UFC do të zhvillojë në Las Vegas.
Policia britanike ka nxjerrë detaje të reja për kamionin-frigorifer që u gjet me 39 emigrantë kinezë brenda, 31 prej të cilëve ishin meshkuj dhe tetë femra.
Ndonjëherë na duhen orë për të kapur çastin perfekt të një ngjarjeje. Por ka raste kur rastësia do që të arrish të kapësh “ngjarjen”.
Disa nxënës janë helmuar ditën e sotme në një shkollë në Bulqizë, ku një nxënës ka hedhur sprajt me aromë.
Everton Soares, ka qenë një nga objektivat kryesorë të merkatos së Milanit, objektiv që nuk u konkretizua për shifrën e lartë që ekipi i Gremios ka kërkuar për hequr dorë nga shërbimet e 23-vjeçarit. Por edhe largimi i Leonardo nga bordi drejtues e uli ndjeshëm interesimin e ekipit kuqezi ndaj brazilianit.
Edhe pse Bindja Demokratike ka propozuar një plan ku përfshihet edhe reformimi i sistemit zgjedhor, Astrit Patozi theksoi në emisionin “Top Talk” në Top Channel se duhet të jetë kryeopozitari Lulzim Basha që duhet të marrë rolin e sfidantit përballë kryeministrit Edi Rama.
Grupi i ekspertëve të opozitës jashtëparlamentare zhvilloi mbledhje paralele për reformën zgjedhore në selinë blu dhe doli me një produkt konkret, i cili nuk iu shpërnda mediave.
Bosnje-Hercegovina pritet të jetë shteti i radhës që do i bashkohet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në të ashtuquajturin “Shengen ballkanik”.
Pas marrjes së raportit nga Instituti Mjekësor në Zvicër për rastin e Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje parashtroi kërkesat e saj në lidhje me hetimin e rastit, ku ndër të tjera ka kërkuar që mos të jenë të përfshirë në hetime asnjë zyrtar që ka qenë i përfshirë në këtë proces.
Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë -52kg në Grand Slamin e Abu Dhabit.
Ish-ylli i Liverpool, El Hajdi Diouf, ka thënë se sulmuesi Sadio Mane, e meriton më shumë se Kylian Mbappe, çmimin e Topit të Artë.