Grupi i ekspertëve të opozitës jashtëparlamentare zhvilloi mbledhje paralele për reformën zgjedhore në selinë blu dhe doli me një produkt konkret, i cili nuk iu shpërnda mediave.

“Sot kemi përmbyllur dy çështje kryesore të reformës zgjedhore që lidhen me financimin e fushatave dhe të partive politike, si dhe çështje që lidhen me administrimin e procesit zgjedhor”, tha Bardhi.

Si pikë të vetme takimi me shumicën parlamentare për të pasur një reforme konsesuale demorkatët dhe aleatet e tyre shohin strukturën ekstra-palamentare.

“Ne kemi propozuar një mekanizëm sesi e mendojmë ne bashkëpunimin e kërkuar në kuadër të realizimit të reformës zgjedhore. Sa kohë nuk ka një refuzim të arsyetuar të palës tjetër mbi këtë propozim, tregon se nga pala tjetër ka mungesë vullneti për të bashkëpunuar me opozitën në realizimin e reformës zgjedhore”, tha Bardhi.

Në mungesë të konsensusit politik, puna e opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore do të vijojë jashtë dyerve të Parlamentit.

Top Channel