Shoferi i kamionit tha se po kërkonte shkresa, humbi ndjenjat kur gjeti 39 kufomat

24/10/2019 16:48

Policia britanike ka nxjerrë detaje të reja për kamionin-frigorifer që u gjet me 39 emigrantë kinezë brenda, 31 prej të cilëve ishin meshkuj dhe tetë femra.

Mo Robinson, shoferi i kamionit, është mbajtur si i dyshuar për vrasje. Shtëpia e tij është kontrolluar dhe prindërit e tij kanë udhëtuar menjëherë nga Irlanda për në Angli.

Sipas deklaratës së Robinsonit, ai e parkoi makinën dhe pastaj kishte hapur trajlerin për të marrë disa shkresa. Kur kishte parë kufomat, ai kishte telefonuar menjëherë një ambulancë. Më pas kishte humbur ndjenjat nga pamja e tmerrshme.

Aj.P

Top Channel