Different Festival/ Sonte koncerti i violincelistit Vlorent Xhafaj

24/10/2019 20:08

“Different trains” rikthehet ashtu si çdo fillim vjeshte, por Vlorent ka zgjedhur që kësaj here të vijë sëbashku me Irinën.

“Në Tiranë interpretuam një vit e gjysmë më parë sëbashku me Vlorent. Kështu jemi njohur. Dhe më pas kemi luajtur shumë koncerte sëbashku. Madje dhe trio, në vende t ndryshme. Më pëlqen të luaj me të dhe kjo është arsyeja pse jam kthyer. Është e thjeshtë”, është shprehur Irina Zahharenkova, pianist.

“Repertori i sotëm që luaj me Irinën është një repertor muzike dhome. Duo. Dua të theksoj dy vepra të rëndësishme që janë premierë. Sonata e parë e Camille Saint-Saëns. Kompozitori më i madh i romantizimit francez. Gjithashtu tre pjesë nga Hindemith, që janë të grupuara në një vepër të vetme, që titullohen Kaprico-Fantasiestucke dhe Scherzo”, thotë Vlorent Xhafaj, violincelist.

Sigurisht që këtij repertori nuk do ti mungojë as Beethoven. Different Festival ka traditën e tij të gjatë në shqipëri nën drejtimin artistik të Vlorent Xhafajt, I cili bashkon udhëtime të trenave të ndryshëm kulturorë për dy herë në vit në Shqipëri.

Por rrallë herë do ta shohim si sonte në një recital.

Jetona Koçibelli

Top Channel