​Rivaldo këshillon Mbappe: Ja si të bëhesh si Messi dhe Ronaldo

24/10/2019 18:52

 Legjenda braziliane Rivaldo ka thënë se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe duhet të largohet gjatë afatit veror.Mbappe është pjesë e klubit francez të futbollit që nga viti 2017 dhe vlera e tij pritet të jetë rreth 200 milionë euro, transmeton KosovaPress.

Rivaldo ka thënë se 20-vjeçarit duhet të largohet në mënyrë që të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos ose Lionel Messit.“Nuk ka dyshim për kualitetin e Mbappes.

Mund të bëhet një ndër lojtarët më të mirë në botë. Do të arrinte të tregonte nivelin e tij në La Liga ose Premierë Ligë. Me gjithë respektin për PSG, mendoj se duhet të largohet për ndonjë klub të madh spanjoll ose anglez, në mënyrë që të ndjekë hapat e Messit ose Ronaldos.

Lojtarët më të mirë duhet të luajnë në ligat më të mira. Do të ishte e vështirë për Barcelonën ta transferonte, pasi është shumë i shtrenjtë në moshën e re dhe statusi i kampionit të botës e tregon këtë gjë. Nëse Barcelona ka shumë probleme për të transferuar Neymar, imagjinoni sa probleme do të kishte për transferimin e francezit”, deklaroi ai.

Mbappe në ndeshjen e fundit kundër Club Brugge theu rekordin e Messit duke u bërë lojtari më i ri që shënon het-trik në Ligën e Kampionëve.

Top Channel