Policia e Kukësit ka arrestuar një 37 vjeçar pasi me makinën e tij ka goditur një tjetër makinë pas konfliktit të çastit që ka pasur me një person.

Pas kontrolleve ka rezultuar se ai nuk ka pasur as leje qarkullimi.

Njoftimi:

Kukës/ Pas një konflikti të çastit, godet me dashje me mjetin e tij një tjetër mjet, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari nga Policia.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe urban Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.Sh., 37 vjeç,  banues në fshatin Shtiqen, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi  në rrugën “e Xhamisë”,  pas një konflikti të çastit ka goditur me dashje me mjetin e tij tip “Volkswagen”, automjetin tip “Daimler Chrysler”, me drejtues shtetasin N.I., 32 vjeç, banues në Kukës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se shtetasi L.Sh, drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel