E hënë, 20 Janar 2020
11:22
“Nuk kishim zgjedhje tjetër”/ Harry thyen heshtjen, pas vendimit për t’u shkëputur nga monarkia

Së fundmi, Princi Harry theu heshtjen duke folur rreth “trishtimit të tij të madh” sa i takon largimit nga Familja Mbretërore. Harry u shpreh se ai dhe e shoqja, Meghan-i nuk kishin zgjedhje tjetër përveç se të hiqni dorë nga detyrat e tyre të larta mbretëore.

11:18
Meta vlerëson aktorin e shquar Petrit Malaj me Titullin “Mjeshtër i Madh”

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, ku merrnin pjesë aktorë, regjisorë, profesorëe pedagogë të Universitetit të Arteve dhe personalitete të artit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerësoi aktorin e shquar Petrit Malaj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin:“Për talentin e spikatur dhe profesionalizmin në realizimin e shumë roleve artistike si në ekranin e kinemasë, ashtu dhe në skenën e teatrit; për kontributin e dhënë në organizimin dhe drejtimin e strukturave akademike të artit skenik”.

11:16
Dhunoi kunatin, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Durrës.

11:14
OSBE/ Rama në Ukrainë/ Kryeministri: Sfidë urgjente kriza Ukrainë-Rusi

Kryeministri Edi Rama në kapacitetet e kreut të OSBE, vizitën e parë pas marrjes së kryesimit të kësaj organizate, është duke e zhvilluar në Ukrainë.

11:12
Dyshohet se ka përdhunuar një 16-vjeçare, arrestohet i riu në Durrës

Një 18-vjeçar, banues në Durrës ka rënë në prangat e policisë.

11:00
Tragjedi në Memaliaj, 18-vjeçarja i jep fund jetës vetëm 3 muaj pas vdekjes së bashkëshortit

Fshati Vasjar i Memaliajt është tronditur nga vetëvrasja e një 18-vjeçare.

10:56
Shpërthen tubi me ujë të nxehtë, 5 persona humbin jetën në hotelin rus

Pesë persona kanë mbetur të pajetë si pasojë e shpërthimit të një tubi me ujë të nxehtë në një dhomë hoteli në Rusi.

10:46
E pabesueshme! Vogëlushi u shpëton 25 goditjeve në zemër brenda një dite të vetme

“Një mrekulli”, kështu e kanë cilësuar mediat ndërkombëtare rastin e një foshnjeje 19-muajshe që ka mundur t’u mbijetojë 25 arresteve/atakeve kardiake në një ditë të vetme.

10:37
Mbledhja e KLP/ Miratohet dorëheqja e kancelares se Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku marrin pjesë vetëm 10 anëtarë, ndërkohë që Besnik Cani mungon për arsye personale.

10:37
Planifikimi i një sulmi ndaj bazës së SHBA-së në Gjermani, ushtria amerikane vihet në gatishmëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të burimeve nga Inteligjenca e saj, janë njoftuar se planifikohet një sulm kundër personelit të saj ushtarak të vendosur në Gjermani, sipas një shkrimi në Newsweek.

10:34
Qeni sulmon dy persona në Rahovec, dëshmitari e qëllon më pushkë të gjuetisë

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që qeni i tij ka sulmuar një mashkull dhe një femër.

10:33
Para 99 vitesh miratohej Kushtetuta e parë e Turqisë

Më 20 janar të vitit 1921 miratohet Kushtetuta e parë e Turqisë, duke bërë ndryshime thelbësore në burimin e ushtrimit të sovranitetit, dhe duke shenjtëruar parimin e sovranitetit kombëtar.

10:33
Serbja dhe maqedonasi rrihen mes tyre në Leposaviç

Një çift i cili po bashkëjetonte në Leposaviç është përfshirë në skena dhune.

10:32
Kosove/Digjen lokale e vetura

Dy lokale dhe dy vetura janë përfshirë nga flaka gjatë 24 orëve të fundit në qytetet e ndryshme të Kosovës. Në dy raste dyshohet se zjarri ka ardhur nga personat e panjohur.

10:31
Ngjyra e syve tregon shumë për personalitetin tuaj

Nuanca e syve në vitet e para të jetës mund të ndryshojë, por pothuajse tek të gjithë njerëzit, ngjyra e syve është identifikuese dhe tregon shumë për personalitetin tënd.

10:24
Thaçi fton sot Kurtin për t’i dorëzuar Dekretin Presidencial të Mandatarit

Pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, presidenti Hashim Thaçi ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00.

10:13
E rëndë në Shkodër, 27-vjeçari rreh ish-bashkëshorten ne mes të lokalit

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi dhunoi në një lokal ish-bashkëshorten e tij.

10:08
Kurti: Akoma nuk kemi marrëveshje me LDK-në, presim t’i kthehemi bisedimeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se edhe pas dorëzimit të emrit për mandatar për kryeministër ende nuk kanë arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

10:04
Dhjetëra të vrarë në një sulm pranë xhamisë në Jemen

Mbi 100 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm me raketa dhe dronë kundër ushtarëve në provincën Mareb të Jemenit, thanë zyrtarët.

09:59
Michèle Gazier: Gjenitë me fytyrë ëngjëlli

I parakohshëm dhe i ditur si Jezusi duke folur për teologji me doktorët, djallëzor dhe i ëmbël si Kupidoni, Arthur Rimbaud me fytyrë engjëlli, me profilin e fëmijës, me fatin njëkohësisht shkëlqimtar e të zi, mishëron mrekullisht mitin e engjëllit të rrëzuar.

09:56
Nga Bari në Shqipëri, si erdhi “Pinoku” në shqip

Historia e përkthimit për herë të parë të “Pinoku”-t në shqip, përkthyer nga Cuk Simoni në vitet ’30, botues i “Cirkës”. “Nji revistë me vlera qytetare e cila krijoi një hulli kulture ndryshe prej simotrave tjera dhe me ambëlsi e dashuni s’prani së latuemi gjuhën shqipe tue mbetë edhe sot ndër gurët e çmueshëm të historisë së publicistikës sonë”, – shkruan Adrian Ndreca duke na njohur me përkthimin e Simonit, me parathënie prej tij, e me ilustrime të botimit të parë nga Terezina Simoni Shiroka.

09:51
Vitrina e Librit/ Erald Kapri: Mbreti Zog pas dyerve të mbyllura

Ky libër rrëfen historinë e panjohur të Mbretit Zog për të rifituar fronin.

09:43
Nuk dini ku të kaloni fundjavën? N’Zall Bastar, për 25 min

Deri dje më përpara shkojë në Vlorë se në Zall Bastar, ndërsa sot për 25 minuta je në qendër të fshatit.

09:33
Talibanët vrasin gjashtë anëtarë të një familjeje afgane, përfshirë një foshnje

Talibanët vranë gjashtë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë një foshnje, në një fshat në veri të Afganistanit, thanë zyrtarë të këtij vendi.

09:26
VV propozon Albin Kurtin mandatar për kryeministër, vendimi dorëzohet te Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

09:14
“Miliarderët e botës kanë pasuri më shumë se 4.6 miliardë njerëz”

“Ekonomitë seksiste” po përkeqësojnë pabarazinë globale të të ardhurave, derisa numri i miliarderëve është dyfishuar në dekadën e fundit, thotë në raportin e ri organizata ndërkombëtare bamirëse Oxfam.

09:02
Horrori! Vret dy policë dhe i vendos zjarrin 7 shtëpive

Dy oficerë policie në Honolulu u qëlluan për vdekje kur iu përgjigjën një thirrje për ndihmë të Dielën në Waikiki.

08:46
Marrja e kryesimit të OSBE, Rama në Ukrainë (video)

Kryeministri Edi Rama misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së e nisi nga Ukraina, siç edhe e kishte paralajmëruar.

08:40
Pas një muaji pushim, sot rinis Parlamenti

Kuvendi i Shqipërisë sot do të hapë sesionin e gjashtë të Legjislaturës së nëntë.

08:38
​Kosova ende pa qeveri, mblidhet Kryesia e re e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit, në kohën kur dy partitë kryesore Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së re të vendit.

08:27
Konferenca për Libinë bie dakord për një armëpushim

Marrëveshje ka gjithashtu për faktin se nuk ka zgjidhje ushtarake të konfliktit.

08:16
Shefja e FMN: Sistemi financiar duhet të bëhet më gjithëpërfshirës

Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po rritet, brenda shumë vendeve dhe midis vendeve të botës. Pabarazia mund të çojë edhe në kriza ekonomike, paralajmëron FMN-ja.

08:09
10 vendet që “sundojnë” botën, nga SHBA te…

SHBA, Rusia dhe Kina mbeten vendet më të fuqishme të planetit, ashtu si vendet e tjera kanë parë që pozicionet e tyre bien, sipas renditjes globale të këtij viti në fuqi. Izraeli ndodhet në vendin e 8-të, pra në Top-10.

07:52
Rikthehen temperaturat e ulëta pas reshjeve, njihuni me parashikimin e motit për fillim e javës

Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh por që mundësitë pë reshje janë të pakta duke bërë që të rikthehet sërish moti i thatë pas një dite me reshje.

E diel, 19 Janar 2020
22:53
10 vjet pa Panajot Panon/ Partizani përkujton legjendën e futbollit shqiptar

Ishte data 19 janar 2010 kur në moshën 71 vjeçare ndërroi jetë një prej legjendave të futbollit shqiptar, Panajot Pano.

22:47
Sulmi me armë ndaj çiftit të bashkëshortëve/ Policia: 2 persona u futën në shtëpi dhe…

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në kryeqytet janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L.

22:31
Tronditet Tirana, plagoset me armë çifti i bashkëshortëve

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në kryeqytet në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L.

22:28
Kiefi, një qytet fantazmë që dikur strehonte emigrantë ukrainas

Qyteti i vogël i Kief-it në Dakotën e Veriut u themelua nga emigrantët ukrainas më shumë se 100 vjet më parë. Dikur ishte një qytet i vogël me gjallëri, por sot është pothuajse i boshatisur. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Iryna Matviichuk vizitoi Kiefin dhe bisedoi me pasardhësit e kolonëve të parë.

22:15
Foto/ Imagjinata njerëzore nuk njeh kufij!

Sipas statistikave, 72% e njerëzve kanë një lloj frymëzimi kur bëjnë dush.

22:03
Studimi: Burrat që kontrollohen nga gratë jetojnë më gjatë!

Të gjithë kemi dëgjuar shprehjen “grua e lumtur, jetë e lumtur” por një studim i ri ka gjetur “gruaja kontrolluese, jeta më e shëndetshme” si e vërtetë.

21:36
Foto/ VIP-at që janë në të njëjtën moshë, por vështirë të besohet!

Ndërsa shikojmë foto ose shikojmë filma me të famshmit tanë të preferuar, nganjëherë ne as nuk mund të imagjinojmë që disa prej tyre janë në të njëjtën moshë.

21:12
Aksident i rëndë në Shkodër/ 32-vjeçarja përplaset nga një makinë, vdes 3 orë më vonë në spital

Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë.

21:04
Virusi i ri në Kinë dhe frika e përhapjes së tij

Kina njoftoi të dielën se 17 persona të tjerë janë infektuar me virusin e ri të quajtur koronavirus, duke shtuar frikën për përhapje të mëtejshme, ndërsa qindra miliona njerëz udhëtojnë për të festuar Vitin e Ri kinez.

20:47
Isabel dos Santos/ Gruaja që u bë e pasur duke ‘grabitur’ një shtet të tërë

Dokumentet e fundit të zbuluara tregojnë se si gruaja më e pasur e Afrikës e bëri pasurinë e saj duke shfrytëzuar vendin e saj dhe korrupsionin.

20:31
Cili është fshati në Lezhë, që dikur ka qenë qytet në Shqipërinë që nuk njohim

Emri sot i fshatit dikur qytet quhet Pllanë. Gjendet në Lezhë. Dikur quhej Basania. Kjo në shtetin e parë të Arbrit.

20:18
Foto-video/ Mjegulla “pushton” kryeqytetin, kujdes kur qarkulloni!

Një mjegull e dendur ka pushtuar Tiranën mbrëmjen e sotme.

20:09
Kinemaja “Shqipëria dje”/ U ndërtua në Elbasan nga biznesmeni Gjergj Luca, në projekt edhe teatri

Me dashurinë për artin dhe me mallin e perandorisë së dikurshme “Shqipëria sot”, regjisori Gjergj Luca, sot biznesmen ka ndërtuar në Elbasan kinemanë “Shqipëria dje”.

20:01
Premier League/ Mund dhe Man.Utd, Liverpool “s’ka frena”

Liverpool nuk ka frena në Premier Leaguen dhe bën një tjetër hap drejt titullit kampion aq të ëndërruar në Angli.

19:49
Shkeljet e këmbësorëve/ Disa e pranojnë që bëhen burim aksidentesh, por të tjerë refuzojnë

Të dhënat zyrtare për aksidentet rrugore tregojnë që një pjesë e tyre ndodhin edhe për shkak të këmbësorëve të pakujdesshëm.

19:46
Zhgënjim pas 100 vite parlamentarizëm/ Topalli: Me fat që s’jam më pjesë e kalbësirës politike. Dokle: Ka rënë niveli kulturor

Kryesuan Kuvendin në kohë të ndryshme dhe secili la shenjën e tij në drejtimin e seancave plenare. Jozefina Topalli dhe Namik Dokle në 100 vjetorin e Parlametarizmit nuk e fshehin trishtimin për nivelin dhe cilësinë e përbërjes së Kuvendit të Shqipërisë sot

19:40
“Venecia” zbarkon në shkurt/ Misioni i dytë për konfliktin mes Parlamentit dhe Presidentit

Komisioni Venecias është duke përgatitur dërgimin e një misioni fakt mbledhës në Shqipëri, pas kërkesës të parlamentit në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit, të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit .

19:36
Dritan Dajti, stafi i burgut nën hetim/ Shfaqi probleme me shikimin dhe alergjitë, u dërgua në 2 klinika private

Emri i Dritan Dajtit vazhdon t’i sjellë telashe policisë.

19:29
Posti i presidentit/ “Molla e sherrit” mes VV dhe LDK

Posti i presidentit, që do të lirohet pas një viti, është bërë mollë sherri për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje mes lëvizjes vetëvendosje dhe lidhjes demokratike të Kosovës.

19:09
Thaçi takon Walker: Të krijohet sa më shpejtë qeveria

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, i cili edhe një herë ka kërkuar që sa më shpejt të formohet Qeveria e re e Kosovës.

18:44
Medvedev thotë se do të vazhdojë të jetë kryetar i partisë Rusia e Bashkuar

Ish-kryeministri rus, Dmitry Medvedev tha sot se do të vazhdojë të jetë kryetar i partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, parti kjo që së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin kanë dominuar skenën politike të vendit për dy dekada.

18:25
Nën shenjën e “Miut”/ Azia përgatitet për vitin e ri hënor

Viti i ri hënor, mbërrin më 25 janar. E ndërkohë, rrugët e Taipeit dhe tempujt e tij, janë mbushur me blerës apo besimtarë, në prag të fillimit të vitit të miut.

18:14
Durrës/ Vidhet dhe dhunohet babai i ish-shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja, lidhja me Shullazin

Ditën e djeshme në lagjen Nr.13, Durrës, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, 62 vjeçarit Naim Musai, , banues në lagjen Nr. 13, Durrës.

18:04
Mashtrim me kreditë/ Zbulohet grupi prej 6 personash në Berat, ja skema e përfitimit

Policia në Berat ka goditur disa raste të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

17:41
Ishte rrëzuar dhe theu këmbën, evakuohet alpinistja në malin e Tomorrit/ Xhaçka: Djemtë tanë ia dolën

Një alpiniste ka rrëshkitur në Malin e Tomorrit mesditën e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi tē Çesmës së Tarikos.

17:31
Tradita në Poloni: Si dëbohet djalli me kamzhik

Një traditë e lashtë, folkloristike, ka mbledhur shumë njerëz në malet e Polonisë, të veshur si djaj apo personazhe të frikshëm.

17:22
Thaçi, Haradinaj e Kurti/ Në kujtimet e Pandeli Majkos

Në kujtimet e tij nga viti 1999, presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaci, ishte një djalosh kokëfortë, që e dinte se do të shkonte larg.

17:10
Vendimi i BE: Reduktohen ndihmat për Turqinë

Bashkimi Europian ka reduktuar në masë të madhe transfertat e parave që shkonin në Turqi për afrimin me BE.

16:53
Gjithçka gati! SpaceX përfundon me sukses testin përpara misionit të parë të astronautëve

Pas disa muajsh parashikimesh, SpaceX, me anijen hapësinore Crew Dragon, arritën piketë kryesore të fundit në një program testimesh për një kohë të gjatë.

16:34
14- vjetori i vdekjes/ Meta takon familjen Rugova

Presidenti Ilir Meta ka takuar në Prishtinë edhe familjen e ish- Presidentit të Kosovës, pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës.

16:28
Dieta mesdhetare/ Më e mira në botë mes alternativave

Dieta mesdhetare është më e mira në botë dhe lë pas shumë alternativa të tjera. Ajo ka marrë vlerësimin e dietës më të shëndetshme të mundshme, në klasifikimin e 2020-ës, nga mediat amerikane.

16:17
Borë në Iran/ Teherani regjistron reshje rekord

Sikur të mos i mjaftonin telashet e tjera, Teheranit i është shtuar edhe bora.

16:01
Përplasen 3 automjete në Milot, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në hyrje të autostradës së kombit në Milot, ku 3 automjete janë përfshirë.

15:42
Mandatoi Kurtin/ Thaçi: Ta pranojë ose refuzojë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë presin me padurim themelimin e institucioneve të reja të vendit.

15:39
Bankat në Kosovë/ Larg bursave ndërkombëtare

Në të gjithë vendet e Europës, qytetarët mund të blejnë aksione në bursat botërore përmes bankave tregtare.

15:36
Vullkani/ Nga hiri i tij prodhohen tulla

Hiri i nxjerrë nga një vullkan në Filipine po përzihet me mbetje plastike për të prodhuar tulla, në një përgjigje kreative ndaj problemeve të vazhdueshme të vendit me ndotjen dhe katastrofat e shpeshta natyrore.

15:33
Gjermani/ Nga janari i detyrueshëm printimi i faturës

Nga janari në gjermani është bërë e detyrueshme me ligj printimi i faturës nga shitësit për çdo transaksion të kryer në përpjekje për të luftuar evazionin fiskal, por pronarët e bizneseve, klientët dhe grupet e industrisë, që tani, janë lodhur me skemën.

15:21
Gjici: Bashkia s’financon Kukësin/ Presidenti nuk fsheh vështirësitë e klubit verilindor

Këtë të diel Kukësi realizoi seancën e parë stërvitore që pas rikthimit nga Antalia. Prezent ishte dhe presidenti klubit Safet Gjici i cili preferon të quhet president nderi megjithëse ishte ai që mbajti një fjalim për skuadrën përpara se futbollistët të vendoseshin nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro. Gjici foli për Top Channel duke mos u kursyer për asgjë madje duke u treguar si gjithmonë i drejtpërdrejtë.

15:08
Video/ Alpinisti rrëzohet dhe thyen këmbën, helikopteri i Forcave Ajrore niset për ndihmë

Një alpinist ka rrëshkitur në Malin e Tomorrit mesditën e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi tē Çesmës së Tarikos.

14:50
30 minuta ndjekje, arrestohet 30 vjeçari që vidhte makina luksoze

Një 30 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit. Ai është kapur në flagrancë dhe ka rënë në pranga pas një ndjekje prej 30 minutash.

14:43
Po rikthehet Milani i madh, fitore në ‘frymën e fundit’. -7 nga Champions

Nuk fitonte një ndeshje kampionatin në “San Siro” që prej 31 tetorit ndaj Spalit, por Milani ia doli të thyejë makthin mesditën e sotme ku mposhti Udinesen me rezultatin final 3-2 në një sfidë vërtetë spektakolare, veçanërisht në pjesën e dytë.

14:25
Tërmeti në Dibër dhe në Kukës, ministria njoftim zyrtar

Dy tërmete kanë goditur vendin në pak minuta, një në Kukës dhe një në Peshkopi.

14:09
Pas Kukësit, tërmet edhe ne Dibër

Disa lëkundje të njëpasnjëshme janë shënuar ditën e sotme në Kukës dhe në Peshkopi.

13:55
Tërmet i fortë në Kukës, ja sa ishte magnituda

Një tërmeti i fortë është ndjerë pak më parë në Kukës, dhe bëhet me dije se ka qenë me magnitudë 4.5 i shkallës rihter.

13:44
Zall-Bastari me rrugë të re, bashkia transformon edhe qendrën administrative

Veliaj: “Nga sot, Zall-Bastari pjesë e urbanizuar e Tiranës së madhe; Përtej partive është Tirona, të bashkëpunojmë që qyteti të ecë përpara”.

13:30
Shqiptarët e ardhur nga Irani / Si mbërritën qindra vjet më parë paraardhësit e tyre në Tiranë

Shqiptarët e ardhur nga Irani. Jetona Koçibelli: Zoti Turdiu kush është historia e familjes tuaj, në çfarë vitesh jeni gjendur në Tiranë.

13:18
Efektivit të burgut ju dogj makina, policia zbulon shkaqet

Policia e Lezhës ka dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me zjarrin që ka rënë në makinën e një punonjësi në burgun e Reçit.

13:11
Numri i të burgosurve/ Shqipëria e para në Ballkan, e katërta në Europë

Një raport i Agjencisë Evropiane të Statistikave, mbërrin në përfundimin se Shqipëria ka një numër rekord personash të burgosur,  krahasuar me vendet e Ballkanin Perëndimor.

12:56
Sulmi me raketa, vriten të paktën 70 ushtarë

Një sulm me raketë në një kamp stërvitje ushtarake në Jemen ka vrarë të paktën 70 ushtarë. Dhjetra të tjerë u plagosën në në provincën qendrore të Marib të Shtunën, thonë zyrtarët.

12:43
“Dua të të bëj të lumtur”/ Emisioni i parë, dedikimin për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit

Puntata e parë e programit televiziv Dua të të bëj të lumtur, një produksion i Top Channel përcolli mbrëmë tek teleshikuesit emocione, lot, gëzim, falje, e shumë surpriza. Moderatorja Arbana Osmani dhe stafi i saj e nisin këtë sezon me dedikimin për të prekurit nga tërmeti  i 26 nëntorit.

12:37
Rusi, festohet Epifania/ Besimtarët ortodoksë zhyten në ujërat e akullta

Besimtarët ortodoksë në rusi janë zhytur në ujërat e akullt gjatë festimeve të epifanisë në Moskë, sipas kalendarit të vjetër të Justinianit.

12:34
“Rruga e Serbisë kalon nga Kosova”/ Kongresmeni amerikan Eliot Engell: Duhet të njohë Pavarësinë

Kongresmeni Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Çështje të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i shkroi një letër komandantit të Forcave Detare të SHBA-së në Evropë, në lidhje me një intervistë të tijën që adreson politikën amerikane ndaj Serbisë.

12:29
Ndihmat e shqiptarëve të Greqisë/ Mbërrijnë në Durrës për të prekurit nga tërmeti

Një sasi e konsiderueshme ndihmash për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka mbërritur mbrëmjen e së shtunës nga shqiptarët e Selanikut në Durrës.

12:23
Reshje dëbore dhe ngrica/ Bulqizë, probleme në qarkullimin. Disa fshatra pa energji

Pas mjegullës, e cila vijon prej 5 ditësh, duke sjellë probleme në qarkullim, e diela e gjeti Bulqizën të mbuluar nga bora dhe nën pushtetin e temperaturave të ulëta.

12:13
Tiranë, konflikt pronësi/ Qëllon në drejtim të kushëririt me pistoletë

Një sherr ka ndodhur në Valias, Kashar midis dy kushërinjve për shkaqe pronësi, dhe njëri nga ata ka qëlluar në drejtim të tjetrit me pistoletë manovër.

12:04
Operacioni sekret/ 20 oficerë të Antiterrorit, dëbojnë diplomatët spiunë të Iranit

Irani i solli si diplomatë, Shqipëria i dëbon si të përfshirë në spiunazh. Top Channel ka mësuar se nën masa të forta sigurie dhe në sekret të plotë oficerët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe SHISH, mbrëmjen e të shtunës, dëbuan diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast.

11:52
Fëmijët që u bënë me fëmijë/ Rastet që tronditën botën, Tressa u përdhunua nga vëllai

Të jesh prind nuk është një gjë e thjeshtë, pasi kërkon shumë kohë, durim dhe përgjegjësi.

11:41
Merr flakë shtëpia e personave me aftësi të veçanta, vdesin tetë persona

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e personave me aftësi të veçanta në qytetin e Vejprty në Çeki, ku deri më tani raportohet se kanë humbur jetën tetë persona.

11:37
Ndërron jetë gjatë natës një polic, vdiq nga…

Mbrëmë në orët e vona, ka ndërruar jetë polici i Kosovës, Nebih Ajeti.

11:31
Dyshohet se u përdor në rrëmbimin në Kamëz, gjendet një ‘’Range Rover” pa targa

Një automjet tip ”Range Rover” i bardhë dhe pa targa është gjetur i djegur që në datën 17 janar nga policia e Durrësit. Dyshohet se mjeti është përdorur në pengmarrjen e Kamzës, por ende nuk janë gjetur të dhëna që e verifikojnë këtë dhe pse po punohet intensivisht nga specialistët e policisë shkencore dhe grupi hetimor për të gjetur gjurmë të përdoruesve të mjetit.

11:29
Procedohen penalisht 5 persona, ushtronin në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit

Policia e Devollit ka bërë me dije se ka proceduar penalisht 5 persona pasi ushtronin në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit.

11:14
Kina në alarm, po përhapet virusi që vrau 800 persona

Kina raportoi 17 raste të tjera të pneumonisë të Dielën, duke shkaktuar shqetësime tek njerëzit ndërsa vendi po përgatitej për të festuar vitin e ri kinez, dhe si gjithmonë priten me miliona vizitorë.

10:54
Gjermani/ Panairi më i madh në botë ka ditën e fundit. Shqipëria u përfaqësua nga…

Panairi më i madh në botë për Caravanët, Motorët dhe Turizmin po mbyllet sot në Shtutgart, Gjermani pas një prezantimi 9 ditor. Eventi ku morën pjesë gati 100 shtete, 360 rajone e qytete dhe rreth 2200 biznese nga e gjithë bota priti më shumë se 260 mijë vizitorë.

10:38
Lezhë/ Digjet gjatë natës makina e punonjësit të burgut

Një makinë është djegur gjatë natës në Lezhë në lagjen ‘Nënë Tereza”. Ajo ishte në pronësi të shtetasit Nikollë Prenga, i cili është punonjës pranë burgut të Shënkollit.

10:32
Tragjike/ Vriten dhe digjen 10 këngëtarë të muzikës popullore, midis tyre edhe fëmijë

Dhjetë këngëtarë të muzikës popullore janë qëlluar për vdekje dhe djegur në një pritë në Meksikën perëndimore që besohet të jetë kryer nga një kartel i drogës, thonë zyrtarët.

10:19
Bashkia e Tiranës lehtëson lëvizjen e mjeteve të transportit publik në rrugën “Dritan Hoxha”

Bashkia e Tiranës vijon punën për të bërë më të aksesueshme lëvizjen e mjeteve të transportit publik.