Shërbimi shkencor dhe i diturisë i Komisionit Europian “Qendra e Shkencës së BE-së” ia ka dhuruar Kosovës 60 mijë teste për COVID-19.

Kjo është bërë e ditur në faqen në twitter, të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Postimi i plotë:

“Kosova sapo ka pranuar materiale testuese për COVID-19 si donacion nga ‘EU Science Hub’. Ky material është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e COVID-19 dhe për t’i diagnostikuar siç duhet personat e infektuar. Materiali i dhuruar është i mjaftueshëm për t’i kryer 60.000 teste”.

Top Channel