Nuk respektonin distancën mes punëtorëve/ Gjobiten 2 fasoneri në Durrës

23/04/2020 12:46

2 fasoneri janë ndëshkuar me masë administrative në Durrës. si dhe janë bllokuar 2 mjete që transportonin punëtorët.

Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve. Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare.

Policia vijon kontrollet në territor për monitorimin e zbatimit të masave dhe apelon për të gjithë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e automjeteve që të respektojnë masat kufizuese dhe masat mbrojtëse.

Top Channel