Shpresë në Spanjë, vijon rënia e viktimave nga Covid-19

23/04/2020 17:40

SPANJË- 440 persona të prekur  kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Pavarësisht se ky numër është i lartë, në Spanjë vijon rënia e personave që humbin jetën nga koronavirusi në krahasim me ditët e tjera.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë konfirmuar 4,635 rasteve të reja të infektuarisht.

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore në Spanjë numri total i viktimave ka shkuar në 22 157 persona ndërsa 213 000 mijë të tjerë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se deri më tani betejën me koronavirusin e kanë fituar 89 250 pacientë.

Së fundmi Spanja po përgatitet për një lehtësim të masave shtrënguese të ndërmarra për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Top Channel