2900 aplikime për banesa të reja – Rindërtimi/ ”Shpresë” në Shijak, nis shembja e 3 shkollave

23/04/2020 15:26

Në këto javë që janë të dominuara nga lajmet me Covid19, prej Shijakut vijnë lajme të mira për sa i përket nisjes së rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti 26 Nëntorit.

Nga Shijaku raportoi gazetari Top Channel Muhamed Veliu i cili thotë se mjetet rënda të IKMT paraditen e të Enjtes, ia prishën qetësinë lagjes Luginë duke nisur shembjen e shollës së mesme 16 shtatori e ndërtuar në vitin 1983 e për të vijuar me shkollën 9 vjecare Lidhja e Prizrenit, kopshtin dhe një shkollë të mesme në Maminas.

Për shijakasit një lajm i shumëpritur që sjellë shpresë për këtë komunitet të goditur fort nga vala e tërmetit.

Kryebashkiaku Shijakut Elton Arbana duke folur për Top Channel, nuk e fsheh optimizmin për atë qe pret këtë qytet në muajt në vazhdim kur thotë se atje ku ka vullnet ka edhe zgjidhje. Ai na shpjegon se si do të procedohet me fazën e ndërtimit të këtyre katër objekteve publike.

“Me procedurat e tenderimit është marrë Fondi Shqiptarë i Zhvillimit. Ne po punojmë të bëjmë gati sheshet e ndërtimi” tha kryebashkiaku Arbana.

Numri atyre që kanë aplikuar për banesa të reja flet vetë për shkallën e dëmeve në këtë bashki.

Elton Arbana thotë se kanë aplikuar 2900 familje që kanë humbur shtëpitë e tyre.

”Janë ngritur grupet e vlerësimit dhe janë vlerësuar 3.400 dosje duke parë certifikatat familjare dhe nga ana bashkisë ka mbaruar procesi vlerësimit dhe po presim Agjencinë Shtetërore të Kadastres, nëse aplikuesit kanë shtëpi të dytë apo jo në zonën e shpallur si zonë e prekur nga fatkeqësia natyrore” theksoi ai.

Pas tërmetit, Covid 19 ia ka shtuar zymtësinë rrugëve të këtij qytetit ku fatmirësisht deri më tani janë shënuar zero raste pozitive.

Krahas nisjes së rindërtimit të katër objekteve publike për qeverinë dhe pushtetin vendor të këtij qyteti sfida madhore mbetet ndërtimi 800 banesa individuale dhe 30 pallateve të shpallura të pabanueshme.

Top Channel