Debati në SHBA/ Shkarkohet zyrtari: Më hoqën se dola kundër…

23/04/2020 17:40

Ish-drejtori i një agjencie të rëndësishme amerikane, e ngarkuar me zhvillimin e ilaçeve për të luftuar pandeminë e koronavirusit, tha se u pushua nga puna pasi kishte bërë thirrje për verifikim të kujdesshëm të një mjekimi të reklamuar shpesh nga Presidenti Donald Trump. Rick Bright u shpreh në një deklaratë të tij se ishte zëvendësuar në pozitën e drejtorit të Autoritetit për Kërkime e Zhvillim të Avancuar në Biomjekësi (BARDA) dhe se ishte caktuar në një tjetër detyrë pasi ai u kishte rezistuar përpjekjeve për të nxitur përdorimin e hidroksilklorinën dhe klorokinës si kurë për COVID-19, thote Voa.

Bright deklaroi ilaçet në fjalë janë reklamuar si një “zgjidhje për sëmundjen” edhe pse “nuk ka qartësisht prova shkencore” për to. Në mungesë të ndonjë trajtimi efektiv, mjekët në vijat e para të frontit kundër pandemisë thanë se kishin nisur të përdorin hidroksilkorinën dhe klorokinën tek pacientët në një situatë të përkeqësuar bazuar në një grup të vogël studimesh që sugjerojnë se mund të ketë përfitim prej përdorimit të tyre.

Disa u shprehën se janë vënë nën presionin e pacientëve për ta përdorur këtë terapi që është reklamuar fuqishëm nga presidenti Trump e të tjerë persona. Pasi asgjencia e lajmeve “Reuters” raportoi lidhur me këtë gjë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve hoqi nga faqja e internetit udhëzimet që informonin mjekët se si të jepnin receta për këto ilaçe.

Top Channel