Lajm i mirë nga Britani e Madhe/ Shënohet numri më i ulët i viktimave me Covid-19 që prej tre javësh

23/04/2020 16:57

BRITANI E MADHE- 638 persona të prekur nga Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe.

Sipas autoriteteve shëndetësore vetëm në spitalet e Britanisë së Madhe janë konfirmuar 616 viktima dhe krahasuar me ditët e tjera ky është numri më i ulët i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 që prej tre javësh.

Ndërkohë në total numri i viktimave në Britaninë e Madhe ka shkuar në 18,738. Më parë, NHS në Angli njoftoi një 514 vdekje të tjera janë shënuar vetëm në Angli. NHS tha që viktimat ishin të moshës midis 31 dhe 100 vjeç dhe se 16 prej pacientëve – të moshës 37 deri 92 vjeç – nuk kishin asnjë gjendje të njohur shëndetësore.

Sipas autoriteteve shëndetësore të secilit vend, numri i vdekjeve në spitale tani është:

Angli – 16.786

Skoci – 1,120

Uells – 641

FOTO GALERI
1/5

Top Channel