Lojtarët në La Liga, teste për koronavirus nga 28 prilli

23/04/2020 13:07

Drejtuesit e Ligës Spanjolle të Futbollit kanë vendosur të modifikojnë protokollin për rikthimin e skuadrave në stërvitje.

Lajmi bëhet i ditur nga Cadena Cope sipas së cilës, skuadrat do të duhet të kthehen në stërvitje 1 jave dhe jo 15 dite përpara ndeshjes së parë në momentin e rifillimit të kampionatit. Por jo vetëm kaq, gjithnjë Sipas Cadena Cope, futbollistët do të fillojnë që të kryejnë testet për coronavirus të martën që vjen në 28 prill.

Tashmë drejtuesit e La Ligës u kanë kërkuar klubeve listën e futbollistëve, stafeve teknike dhe punonjësve në mënyrë që ata t’u nënshtrohen këtyre testeve. Sipas të përditshmes spanjolle AS drejtuesit e Ligës Spanjolle, sipas AS kanë kontraktuar kompaninë private SYNLAB për kryerjen e këtyre testeve te lojtarët.

Në fillim do të kryhen testet me tamponë, që do të pasohen nga ata serologjikë e në fund testet e shpejta edhe pse këta të fundit nuk janë shumë të besueshëm. Përsa i përket izolimit të skuadrave ka qenë një pikave kryesore të konfliktit mes futbollistëve dhe drejtuesve të Ligës Spanjolle. Lojtarët dolën kundër planit fillestar të propozuar nga La Liga për grumbullimeve prej minimalisht 15 ditësh për stërvitjet përpara rifillimit të kampionatit.

Tani organizmi i drejtuar nga Javier Tebas e çoi në 1 javë dhe jo 15 ditë grumbullimin e skuadrave profesioniste në Spanjë dhe mbetet për t’u parë nëse lojtarët do të pranojnë këtë propozim të ri. Ata në të vërtetë dëshirojnë që që të vijojnë me rutinën e tyre dhe të qëndrojnë me familjet e tyre, ndërsa La Liga thekson se grumbullimi i tyre në hotele dhe qendrat e tyre sportive është mënyra më e mirë për t’u izoluar ndaj coronavirusit.

Top Channel