Ndarja nga jeta e Rikard Ljarjas/ Ministria e Kulturës dhe ambasada e Kosovës shprehin ngushëllimet

23/04/2020 12:57

Ministria e Kulturës dhe ambasada e Kosovës në vendin tonë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të madhit Rikard Ljarja.

Aktori, skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Rikard Ljarja pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” të Shkodrws. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga Kinostudio.

Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Top Channel