Bosnje Hercegovina është një nga ato vende që kanë ndaluar daljen e fëmijëve nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Tani, gjykata e saj më e lartë, thotë se masat që kufizojnë lirinë e lëvizjes për fëmijët dhe pensionistët, janë jo kushtetuese. Autoritetet kanë pesë ditë për ti hequr atje.

Gjykata tha se i kishte dërguar udhëzime qeverisë dhe shtabeve të mbrojtjes civile në vend duke u dhënë pesë ditë kohë që të korrigjojnë urdhrin bazuar në kushtetutën e Bosnje Hercegovinës dhe protokollet e konventës evropiane për të drejtat e njeriut.

Masa në fakt ishte hamenduar në fillim të prillit duke lejuar fëmijët që të transportoheshin në një makinë dhe pensionistët të dilnin nga shtëpitë për deri në katër orë, në ditët e javës, në javën e parë të muajit, për të marrë pensionet dhe për të blerë ila♪5e apo ushqime.

Por, duke shpjeguar vendimin e saj, gjykata tha se ndalimi i lëvizjes nuk plotëson parimin e proporcionit në lidhje me konventën evropiane, sepse autoritetet kanë vënë në shënjestër, pa shpjegime, grupe të caktuara moshe që ato thonë se kanë një rrezik më të madh infektimi apo të transmetimit të infektimit.

Top Channel