Përplasje e fortë mes UEFA-s dhe FIFA-s, europianët sulmojnë planin e ri të Infantinos: Po kalohet një vijë që nuk duhej prekur 28/07 19:16
UEFA përdor dorën e hekurt dhe shtyn një tjetër turne për shkak të emergjencës së koronavirusit. Në mbledhjen e mbajtur në Nyon me video-konferencë qeveria e futbollit europian mori një tjetër vendim të rëndësishëm.
Është vendosur përfundimisht shtyrja e Europianit të femrave, që ishte planifikuar të zhvillohej vitin tjetër në Angli. Vera e vitit të ardhshëm do të jetë shumë ngarkuar me turne të tjerë si Europiani, Kupa e Amerikës, Lojërat Olimpike dhe për këtë arsye u vendos që Europiani i femrave të shtyhet për verën e vitit 2022, në mënyrë që sipas presidentit të UEFA-s të ketë vëmendjen që meriton.
Top Channel