Edhe pse Bindja Demokratike ka propozuar një plan ku përfshihet edhe reformimi i sistemit zgjedhor, Astrit Patozi theksoi në emisionin “Top Talk” në Top Channel se duhet të jetë kryeopozitari Lulzim Basha që duhet të marrë rolin e sfidantit përballë kryeministrit Edi Rama.

“Kujt i takon që të jetë sfidanti? I takon opozitës. Ne e kemi marrë këtë rol edhe pse nuk na takon për shkak të peshës politike, i takon Partisë Demokratike në radhë të parë, sepse e konsiderojmë veten pjesë të opozitës.

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të dy në hall. Ata e ndjejnë presionin, por unë nuk e pres nga Qeveria që ta bëjë sfidën, e pres nga opozita. Ne e kemi bërë tonën, por nuk kam shumë shpresë sepse do të ketë rezistencë nga dy partitë kryesore”, tha ai.

Patozi theksoi se Bindja e Demokratike është gatshme të përfshihet në çdo forum apo tryezë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

  Top Talk/ Ja cilin sistem zgjedhor propozon Astrit Patozi

  Top Talk/ Propozimi i Patozit: Pakt kombëtar për ndryshimet zgjedhore

Top Channel