E premte, 25 Tetor 2019
17:45
Dhjetëra-mijëra njerëz të evakuuar nga zjarret në Kaliforni

Rreth 40,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Kaliforni, si pasojë e shpërthimit të zjarreve.

17:44
Ja pse Shqipëria rrezikohet nga aktet terroriste. Artan Hoxha flet në Top Talk edhe për rolin e shërbimeve sekrete

Në Top Talk sot ishte i ftuar gazetari Artan Hoxha që foli për skenarët e akteve terroriste ndaj të cilave është e ekspozuar Shqipëria, nisur edhe pas lajmit se anëtarët e një grupi terrorist iranian të drejtuar nga drejtues të lartë të QOUDS (Shërbimi Sekret Iranian) do të kryenin akt terrorist ditën e Nevruzit në Tiranë, kundër xhihadistëve të MEK, opozitës iraniane që strehohet në Shqipëri.

17:42
Rusia dërgon sisteme të mbrojtjes së raketave S-400 në Serbi për stërvitje ushtarake

MOSKË/BEOGRAD – Rusia tha të enjten një divizion i sistemit të saj të mbrojtjes raketore S-400 do të marrë pjesë në një stërvitje ushtarake në Serbi, duke nënvizuar dëshirën e Moskës për të qëndruar në krah të një aleati tradicional edhe kur Beogradi kërkon lidhje me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

17:38
Hetimi për vrasjen e aktivistit të Vetëvendosjes, ndihmë edhe nga Ambasada Amerikane

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në një njoftim për media ka sqaruar se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë dje se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të duhura nga autoritetet vendore për ndriçimin e plotë të rastit të Astrit Deharit, do të kërkohet ndihmë juridike nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

17:37
A ia imponon dot Evropës Macroni përfytyrimet e tij?

Në prag të samitit të fundit të BE, Parlamenti Evropian rrëzoi kandidaten e Emmanuel Macronit për KE. Përgjigjja e Macronit, bllokimi i proceseve në BE nuk e nxjerr atë nga situata, shkruan Auron Dodi.

17:34
Gjyqtarët e javës së 12-të në Superligën e Kosovës

Tashmë janë deleguar gjyqtarët për ndeshjet e javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll. Javë kjo që sjellë shumë sfida interesante, zhvillohet në tri ditë, pra gjatë ditës së shtunë, diele edhe të hënën.

17:30
Vdes djali, babai shpenzoi me prostituta paratë e dhuruara për kurim

Një 2-vjeçar, që vuante nga një sëmundje shumë e rrallë, e humbi betejën kundër vdekjes më 17 tetor. Ai ishte diagnostikuar që 7 muajsh me një sëmundje të rrallë, atrofi muskulore.

17:30
Meta: Projekti “Serbia e Madhe” dështoi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe egjiptiane “Al-Ahram”, ndërsa është ndaluar tek një sërë çështjesh.

17:27
Kurti: Për Astritin është i domosdoshëm një hetim i ri profesional

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka komentuar sot raportin e ekspertizës së mjekëve zviceranë të rastit të vdekjes së Astrit Deharit, i cili ka kërkuar fillimin e një hetimi të ri, të pavarur, profesional, pasi që sipas tij, ai zviceran ka përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes.

17:18
Kosovë/ Nesër përfundon numërimi dhe rinumërimi i votave

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta, ku nga gjithsej 26 mijë e 819 fletëvotime deri tani janë numëruar 13 mijë e 804 vota. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se deri nesër pritet të përfundoi procesi i numërimit të fletëvotimeve të këtyre dy kategorive.

17:17
Presidenti Meta: Shqipëria e Madhe aspak e mundshme. Serbia e Madhe dështoi

Në një intervistë për mediat egjiptiane presidenti Meta i është përgjigjur edhe pyetjeve për Shqipërinë dhe Serbinë e Madhe.

17:05
Policia me dron dhe qen në portin e Durrësit (Video)

Gjatë paradites së sotme, në portin e Durrësit, forcat policore kanë kryer kontrolle të personave në hyrje e dalje, kontrolle automjetesh, mallra, të peshkarexhave si dhe mjeteve lundruese.

16:58
Çan rrethimin e burgut, arrin të shkojë te e dashura në qeli

Një adoleshent 18-vjeçar arriti të çajë rrethimin e burgut për femra në qytetin Vechta të Gjermanisë dhe të ngjitet deri te dritarja e qelisë së të dashurës.

16:47
Pejë/ Aktakuzë për të pandehurit që sulmuan dy zyrtarët policor

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve P.Gj. dhe L.GJ, të cilët më 12 tetor kishin sulmuar dy zyrtarë policor në fshatin Gllarevë të Klinës.

16:42
Tiranë/ Zhvillohet konferenca ndërkombëtare e Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar

Është zhvilluar konferenca ndërkombëtare e Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar të Europës Juglindore në Tiranë, ku morën pjesë krerët e autoriteteve të sigurisë kombëtare të vendeve të Europës Juglindore (SEENSA).

16:33
Neymar largohet nga PSG verën e ardhshme

Nuk ka qenë një verë e lehtë për Neymar dhe PSG dhe duket se pas dëshirës së brazilianit për t’u larguar nga klubi francez vjen episodi i radhës.

16:21
Nis në Zvicër festivali i filmit “Tri Net Film Fest”

Mbrëmë në Currih të Zvicrës ka nisur festivali i filmit “Tri Net Film Fest” i cili është organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me studion “Aktrimi”.

16:19
Identifikohet viktima e parë në Angli, mesazhi prekës prindërve

Një grup për të drejtat e njeriut në Hanoi ka raportuar se një nga viktimat në kamionin e Eseksit mund të jetë një vajzë 26-vjeçare nga Vietnami. Vajza e quajtur Fam Ti Tra Mai i ka dërguar mamasë disa mesazhe në celular, rreth orës 22:30 të daës 22 tetor.

16:18
ASK: Gjatë vitit 2018 u trajtuan 429 534 tonë mbeturina

​Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon rezultatet e anketës së mbeturinave të trajtuara për vitin 2018, ku thuhet se sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 3 193 tonë, sasia e mbeturinave të mbeturinave spitalore ishte 460 tonë. Kurse, sasia e përgjithshme e mbeturinave të trajtuara për vitin 2018 ishte 429 534 tonë.

16:15
“Mbyllet” Uluru, turma ngjitësish drejt malit

Turma të mëdha njerëzish po i ngjiten malit Uluru të Australisë, në ditën e fundit para se ky aktivitet të ndalohet. Monoliti gjigant, që dikur është njohur për turistët si Shkëmbi Ayers, do të mbyllet përgjithmonë nga dita e shtunë.

16:01
Linja e re hekurudhore në Kinë/ 1 muaj udhëtim Pekin-Beograd

Një tren kinez mallrash mbërriti në Beograd për të inauguruar linjën e re hekurudhore për trena të këtij lloji mes të Kinës dhe Serbisë.

15:56
Tifozët e Lazios marshojnë në rrugët e Glasgow me përshëndetjet fashiste

Rishfaqja e bindjeve naziste po bëhet një shqetësim për futbollin evropian.

15:52
Rikthehet Mc Gregor/ Irlandezi kishte deklaruar tërheqjen

Conor McGregor do t’u kthehet dyluftimeve në artet Marciale në fillim të vitit të ardhshëm.

15:42
U tregoi gishtin e mesëm protestuesve, Basha i mban qëndrim Bochard-it

Gjesti jo diplomatik i ambasadorit Bern Bochard ndaj protestuesve të Astirit, ngjalli pak ditë më parë reagimin e fortë të eksponentëve të Partisë Demokratike.

15:39
Sterilizimi, redukton operacionet/Manastirliu: Nuk ka urdhër, por racionalizim

Në të gjitha shërbimet e kirurgjisë në QSUT është kërkur që të reduktohet numri i ndërhyrjeve kirurgjikale.

15:38
Risia e Volkswagen, debuton gjenerata e 8-të e golfit

Volkswagen ka prezantuar mishërimin më të ri të golfit të tij ikonik me shpresën se vetura më e shitur e tij do të ndihmojë në financimin e kalimit tek era elektrike dhe do të krijojë urën lidhëse me makinat e së ardhmes.

15:29
Nga fisi i miliarderëve amerikanë- Kazinoja më e re, në formën e kitarës

Me formën si një kitarë elektrike, “Hard Rock Hotel and Casino”, ndërtesa e re me xhama blu, është në fakt një përballje me fatin që pronarët e saj, fisi seminole, shpreson të luajë nota fituese.

15:19
Të dielën ndryshon ora! Vijon debati për të ndaluar ndryshimin

Nuk mund të bëjmë asgjë; kthimi tek ora diellore është sinjali se po hyjmë në zymtësinë e dimrit.

15:12
Dënohet drejtori i burgut/ Vlorë, Gjykata: Shpërdoroi detyrën te Aluizni

Pak ditë pasi ministrja e drejtësisë e emëroi kreun e ri të paraburgimit në Vlorë, ai është dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre.

15:08
Basha: Dialog, jashtë Kuvendit/ “OSBE e gatshme për të ofruar hapësirë për dialog”

Lulzim Basha mirëpriti gatishmërinë e OSBE për të lehtësuar dialogun politik me mazhorancën paralamentare , por refuzoi idenë e socialistëve që misioni të luante rolin e “shkuesit” mes palëve për reformën zgjedhore.

15:07
Lana dikur ishte e pastër! Në lumë shkarkohen ujërat e zeza nga periferitë e qytetit

Nëpër lumenjtë tanë, nuk rrjedh më ujë i pastër, por me ngjyrë. Për dekada me radhë lumenjtë janë shndërruar në vendhedhje mbeturinash.

15:05
Arrestime për tokat e Gjirit të Lalëzit, 20 zyrtarë të kadastrës së Durrësit vihen në pranga

Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalëzit përmes një grupi të strukturar kriminal ka vënë nën hetim penal dhe pasuror 27 persona zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues të pronës në Durrës, 18 prej të cilëve janë arrestuar, 3 janë shpallur në kërkim, ndërsa për 6 të tjerë është vendosur paraprakisht masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

15:00
Në Shtëpinë Tonë/ Ja si te pajiseni me ujëmatës

Ujëmatësit apo sahatet e ujit janë pajisje matëse të instaluara për të përcaktuar sasinë e ujit të konsumuar.

14:56
Dramat e shqiptarëve me kamionët klandestinë për në Angli

Britania ka një histori të vjetër me personat që përpiqen të futen në vend nëpërmjet kamionëve. Po aq të vjetër e kanë historinë edhe shqiptarët e shumtë që janë përpjekur të futen në ishull ndër vite.

14:55
Trajneri i ri i Tiranës, Julian Ahmataj pranë zyrtarizimit

Julian Ahmataj me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Top Channel mëson se ish-futbollisti dhe trajneri i disa skuadrave nga Kategoria e Parë dhe atë Superiore, është pranë zyrtarizimit në pankinën bardheblu.

14:48
Ambasadorja e re, Greqia sjell në Tiranë ish-drejtuesen e Departamentit të Drejtësisë

Sophia Philippiddou do të jetë ambasadorja e re e Greqisë në Shqipëri. Philippiddou ka paraqitur sot letrat kredenciale te presidenti Ilir Meta.

14:46
Puna e zgjatur sjell pasoja serioze tek shëndeti

Dita juaj tetë orëshe e punës, po ju shkurton jetën? Puna 40 orë në javë, prej kohësh është konsideruar një normë, por shkencëtarët tani thonë se ajo, mund të prekë të gjitha aspektet e shëndetit tonë.

14:32
Dështimet e Boeing, shkak për aksidentin në Indonezi

Një seri dështimesh kanë çuar në rrëzimin e avionit Boeing 737 Max të kompanisë ajrore, Lion Air, në tetor të vitit të kaluar , është thënë në një raport zyrtar.

14:28
SPAK ndërtohet për 30 ditë/ Me 8 prokurorë, do marrin dosjet e krimeve të rënda

Të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ranë dakord me propozimet e komisionit pranë KLP, që SPAK të ngrihet brenda 30 ditëve.

14:24
Të mbuluar me maska dhe të armatosur, policia aksion në fshat për të sekuestruar…7 kompjutera

Policia ka publikuar pamjet e një aksioni të zhvilluar në fshatin Gostimë të Cërrikut. Efektivët e policisë shihen të maskuar dhe armatosur, ndërsa klientët e lokalit ku zhvilluan aksionin, i rreshtojnë të gjithë pas murit dhe me duart lartë.

14:19
“Hakmerret” Trump, ndal abonimin në mediat “fake”

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka cilësuar si “New York Times”, edhe “Washington Post” si “armiq të popullit”.

14:18
Britani, dy të arrestuar të tjerë për vdekjen e 39 emigrantëve

Policia britanike ka kontrolluar shtëpinë e Xhoana Maher, 38 vjeçe, dhe e burrit të saj, tomas Maher, në Uarrington.

14:15
Tregti e lirë me Rusinë, Serbia mes Perëndimit dhe Lindjes

Serbia do nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë me unionin ekonomik euroaziatik, të udhëhequr nga Moska, pavarësisht paralajmërimeve të Bashkimit Evropian.

14:06
Korçë/ Mashtrim dhe vjedhje, procedohen penalisht 7 persona

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, janë proceduar penalisht 7 shtetas, në qytetin e Korçës.

13:55
Negociatat, Ambasadorja Schutz: Ndjej keqardhje për rezultatet e konsultimeve në Bruksel

Ambasadorja Susanne Schutz, e ngarkuara federale për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Punëve të jashtë, mori pjesë në Konferëncën e OSBE-së për Mesdheun.

13:53
Iu kërkua të bënte sërish shkollën e Magjistraturës, Komisioneri Publik ankimon vendimin për Elvin Gokajn

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj kryeprokurorit të Apelit në Shkodër, Elvin Gokaj për mangësi profesionale është ankimuar nga Komisioneri Publik.

13:41
Po kalonin ilegalisht shtetas të huaj, 5 të arrestuar në Pogradec dhe një i shpallur në kërkim

5 persona ranë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi u kapën duke transportuar 19 shtetas të huaj.

13:35
Presidenti Meta vlerëson Shtëpinë e Fëmijës “Fillime të Reja”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot Shtëpinë e Fëmijës “Fillime të Reja” me Dekoratën “Nënë Tereza”.

13:27
Ja si e mbulon Prishtinën pluhuri i KEK-ut

Ndotja e qytetit të Obiliqit, Prishtinës dhe Fushë Kosovës po vazhdon ende nga Korporata Energjetike e Kosovës.

13:25
Diplomati amerikan s’është kundër ndryshimit të kufijve, por kërkon të bëhet kujdes!

Diplomati amerikan, ish-ambasadori i ShBA-së në disa shtete të rajonit, Christopher Hill nuk është shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me kujdes pasi mund të prodhojë pasoja afatgjate.

13:22
Qëlloi me armë në bulevardin e Beratit, prangoset 31-vjeçari i rrezikshëm

Ka rënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

13:19
Kryeprokurori i ri, Kuvendit i shkojnë emrat brenda muajit nëntor

Kuvendi do të ketë listën me tre emrat për Prokuror të Përgjithshëm brenda muajit nëntor.

13:14
Policia “rrethon” portin e Durrësit/ Aksion kundër lëndëve narkotike, pranga 2 personave

Një aksion policor është zhvilluar në portin detar të Durrësit kundër lëndëve narkotike që mund të transportohen me kontenierë përmes linjave të largëta të transportit detar.

13:12
OSBE/ Greminger takime me opozitën për reformën zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger ndodhet në vendin tonë në kuadër të Konferencës Mesdhetare të OSBE, por sot ai pati një ndryshim në agjendë dhe u takua edhe me kryetarët e opozitës jashtëparlamentare.

13:11
Kur do ngrihet SPAK? Këshilli i Lartë i Prokurorisë diskuton kandidatët

Sot është mbledhur Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të diskutuar në lidhje me një vendim për ngritjen e SPAK me formulën 8+2.

13:09
Siri, ushtria amerikane urdhërohet të ruajë puset e naftës

Forcat amerikane janë urdhëruar që të ofrojnë siguri për fushat e naftës në lindje të Sirisë, në mënyrë që të mos bien në duart e ISIS-it, tha për NBC një zyrtar i departamentit të mbrojtjes.

13:08
Hell’s Kitchen Albania 2 / Nata e 3-të sjell sot sfida me gjëra të gjalla

Në kuzhinën e djallit, të papriturat për konkurrentët nuk do të kenë të sosur deri në natën e fundit të këtij edicioni.

13:05
U gjet arsenal me municione luftarake në Elbasan, procedohet 38-vjeçari

Mbi ngjarjen e djeshme, ku u sekuestrua një arsenal me municione luftarake në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit.

12:59
SPAK në nëntor? Ibrahimi sqaron: Institucioni do ngrihet nga kryetari dhe nga Parlamenti

Emërimi i tetë prokurorëve, që kanë kaluar dy shkallët e vetting-ut, për në Strukturën e Posaçme AntiKorrupsion nuk do të thotë rrjedhimisht se ky institucion do të jetë funksional. Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sqaroi sot se institucioni i drejtuar prej tij nuk merr asnjë vendim për organikën e SPAK, por dërgon atje vetëm prokurorët që kanë kaluar dy shkallët e vetting-ut.

12:52
Për 75-vjetorin e çlirimit! Ekspozitë pikturash në Korçë

16 piktura nga fondi i Galerisë Guri Madhi në Korçë dhe objekte të Muzeut Historik janë ekspozuar në Shtëpinë e Flamurit në Korçë.

12:48
Princeshë Diana shtyu njerkën dhe e hodhi nga shkallët

Në shtator të vitit 1989, princeshë Diana ishte te shtëpia e prindërve të saj, në Althorp të Northamptonshërit, Angli, kur nuk e përmbajti dot zemërimin që kishte për njerkën.

12:48
“Fqinjët”, një dramë emigracioni/ Vepra e Ruzhdi Pulahës në festivalin e teatrit

“Fqinjët”, vepra e shkruar nga Ruzhdi Pulaha, ishte përzgjedhja e teatrit të Gjirokastrës, për të marrë pjesë si konkurrente në festivalin e teatrit “Kadri Roshi”.

12:45
Depardieu në Gjirokastër: I nderuar të marr çelësin e qytetit të Kadaresë

Rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës janë shndërruar këto ditë në sheshxhirimin e një filmi me protagonist aktorin Gérard Depardieu.

12:37
Pelikani Kaçurrel shkon në Shkodër, shfaqja e shpendit pas moratoriumit dhe ndalimit të gjuhetisë në liqen

Nëse deri më tani e kishim parë vetëm në Lagunën e Karavastasë, Pelikani Kaçurrel, një specie e rrallë që deri pak vite më parë rrezikonte të zhdukej, tashmë ka nisur të “vallëzojë” edhe në liqenin e Shkodrës. Prej kohësh, ky shpend i veçantë ka gjetur habitat në liqenin më të madh të Ballkanit.

12:37
Humbjet e OSHEE- 30 milionë euro deri në tetor për shkak të krizës së prodhimit

Humbjet financiare të OSHEE llogariten në rreth 30 milionë euro deri në tetor, sipas burimeve brenda kompanisë.

12:30
Vlorë/ Programet pa studentë, Rektori: Interes më shumë për infermierinë

Në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës nuk ka studentë për degët kimi, fizikë dhe gjuhë italiane. Ndër programet më të kërkuara është infermieria, ku dhe janë plotësuar kuotat.

12:24
Gandin: Milan- i nuk ka lider

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Umbedo Gandini ka folur për Tuttosport rreth situatës tek kampi i rosonerëve.

12:14
Tetë prokurorët shkojnë në SPAK brenda nëntorit. KLP hap garën edhe për kryetarin

Emrat e tetë prokurorëve që kanë kaluar dy shkallët e vetting-ut do të kalojnë brenda muajit nëntor për në Strukturën e Posaçme AntiKorrupsion. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas KLP-së, të gjitha hapat e propozuara nga Komisioni i Posaçëm për SPAK do të finalizohen brenda 30 ditëve.

12:10
Basha: Dialog brenda dyerve të pseudoparlamentit s’mund të ketë; Komisioni i Reformës Zgjedhore është Komisariat!

Fill pas përfundimit të takimit në selinë blu mes kryeopozitarit, Lulzim Basha dhe krerëve të partive aleate me sekretarin e Përgjithshëm te OSBE-së, kreu i Partisë Demokratike doli në një deklaratë për shtyp.

12:05
Bardh Spahia denoncon skandalin: Në Durrës lejohen vetëm 90 operacione në muaj

Bardh Spahia, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, ka publikuar një shkresë të spitalit të Durrësit ku përcaktohet se nuk mund të realizohen më shumë se 90 operacione dhe vetëm 65 të tjera mund të planifikohen.

11:49
Tensione në Orikum! Shembja e godinave, banorët përplasen fizikisht me policinë dhe punonjësit e IKMT-së

Është tensionuar situata në zonën e Orikumit, teksa Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vazhduar aksionin e prishjes së godinave.

11:47
Propozimi/ Ja kur duhet të ngrihet SPAK. Komisioni: Mosekzistenca e Gjykatës së Posaçme, sjell probleme

Komisioni i Posaçëm i ngarkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidateve për SPAK, ka propozuar disa hapa për ngritjen e kësaj strukture edhe me tetë prokurorë.

11:41
Kurti për rastin Dehari: Nevojitet hetim i ri, i pavarur e profesional

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se për rastin Dehari nevojitet hetim i ri, i pavarur e profesional, për ta ndriçuar plotësisht këtë krim, jo vetëm mbi faktet e provat materiale por edhe për procesin e deritanishëm hetues.

11:35
Tryezë e përbashkët për Reformën Zgjedhore? Nis takimi në selinë blu me sekretarin e OSBE-së

Sapo ka nisur takimi në selinë blu mes Bashës dhe krerëve të partive aleate me sekretarin e Përgjithshëm te OSBE-së, Thomas Greminger

11:24
Gjiri i Lalzit/ Funksionet e 18 zyrtarëve të arrestuar; grupi i strukturuar tjetërsoi 68 000 m2 sipërfaqe toke

18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit “Rodoni”, ndërkohë që tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

11:22
Kusht për negociatat? Athina vëmendjen te Marrëveshja e Detit, ja kur takohen Rama-Mitsotakis

I cilësuar si një kusht i Athinës për mbështetjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i është rikthyer Marrëveshjes së Detit.

11:13
Serbia dhe Greqia – Aleancë në ‘fuçinë e barutit’, e cila nuk sjell dot stabilitet në rajon

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe vendeve të Ballkanit janë të tensionuara. Serbia bën përjashtim këtu. Por ku bazohet miti i miqësisë greko-serbe dhe pse kjo miqësi nuk sjell dot stabilitet në rajon?

10:50
Opozita ka ngritur grupin për reformën zgjedhore, Mediu në Bundestag për 9 kushtet

Opozita ka ndërtuar një grup që po punon për reformën zgjedhore, kjo i është bërë me dije zyrtarëve të Bundestagut gjerman nga Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane.

10:49
Kalifornia në flakë! Rreth 500 mijë persona pa energji elektrike

Më shumë se gjysmë milion njerëz mund të mbeten pa energji elektrike për shkak të zjarreve që po shkatërrojnë Kaliforninë.

10:45
Në mënyrën më të keqe të mundshme, Ibrahimovic mbyll aventurën në SHBA

Mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme aventura e Zlatan Ibrahimovic-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

10:38
Gjykata rrëzon Lulzim Alushajn! Gara për Kryeprokuror vazhdon me 3 kandidatë

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar në seancën e sotme gjyqësore, ankimimin e Lulzim Alushajt, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm ndaj KLP-së, ku sipas tij Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkelur ligjin pasi ka mbajtur dy standarde.

10:36
Danimarka veto për negociatat, Ruçi takon homologun: Hajdeni dhe verifikoni nga afër arritjet

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar nga homologu i tij danez, Henrik Dam Kristensen, që parlamentarët dhe qeveritarët e këtij vendi të vijnë në Shqipëri dhe të verifikojnë nga afër arritjet për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

10:30
Pasi u skualifikua nga gara për Kryeprokuror, reagon Alushaj: KLP ka shkelur ligjin

Në Gjykatën Administrative të Apelit ka nisur seanca gjyqësore për ankimimin e kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm, Lulzim Alushajn ndaj KLP-së, ky i fundit pretendon se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkelur ligjin pasi ka mbajtur dy standarde.

10:19
Aksioni/ 20 zyrtarë të ndaluar, kanë tjetërsuar pronat në Gjirin e Lalzit

Një valë ndalimesh është ndërmarrë nga Policia e Shtetit për tjetërsimin dhe abuzimet me pronat në Gjirin e Lalzit.

10:11
Nis mbledhja e KLP, a do i jepet sot “ok” ngritjes së SPAK?

Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ku do të diskutohet edhe për ngritjen e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Kjo strukturë e re e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është kërkuar që të ngrihet edhe me tetë prokurorë që kanë kaluar vetting-un.

10:10
“Nga zonë konflikti në hapësirë ndërveprimi”/ Rama: Asnjëherë më parë se sot, nevojë për bashkëpunim në rajon

Në forumin e katërt “17+1” të kryebashkiakëve të kryeqyteteve të vendeve të Evropës Lindore e Qendrore dhe Kinës ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

10:04
Kriza politike, Këshilli i Europës nis dy raportues për të ndërmjetësuar zgjidhjen?

Vendimi i Këshillit të Europës për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë riktheu në qendër të vëmendjes krizën e thellë politike në të cilën ndodhet vendi.

09:54
Drogë dhe armë- 5 të arrestuar në Mirditë

5 të arrestuar dhe sekuestrim droge e armësh- ky është rezultati i një operacioni policor në Mirditë.

09:43
Nga bashkëpunimi i Eli Farës me Stresin, te rikthimi i Elvanës; çfarë duhet të presim nga Festivali i Këngës

20 konkurrentë janë përzgjedhur këtë vit për të marrë pjesë në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës.

09:35
“Dikur qaja tani djersij”- Ylli i muzikës bie drastikisht nga pesha!

Besojmë ju vijnë lehtësisht në mendje daljet e para të artistes Adele. Një këngëtare e kolme që fitoi zemrën e turmës falë zërit të jashtëzakonshëm.

09:24
Kalon vetting-un prokurorja që paditi Arta Markun

Sonila Muhametaj, prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka kaluar procesin e vetting-ut. Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u bë publik sot.

09:16
Trump përpiqet të diskreditojë hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Presidenti Donald Trump ishte “tejet mbështetës” ndaj rreth 20 ligjvënësve konservatorë republikanë, të cilët një ditë më parë hynë me forcë gjatë një seance dëgjimore me dyer të mbyllura në kuadër të hetimeve për shkarkimin e presidentit, duke shkaktuar një vonesë të hetimeve me pesë orë.

09:15
Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela kërkon koalicion parazgjedhor me Besën dhe Alternativën

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ka ftuar Lëvizjen Besa dhe Alternativën për koalicion parazgjedhor. Në debatin në emisionin “Rruga drejt”, Sela kërkoi që përballë Aleancës, Besës dhe Alternativës të bashkohen BDI, PDSH dhe RDK me qëllim formimin e dy blloqeve shqiptare para zgjedhjeve të 12 prillit 2020.

09:14
“Kokë-gjarpërinjtë”, mafia kineze që dyshohet për 39 trupat në Angli

Policia angleze dyshon se 39 emigrantët kinezë, të cilët u gjetën të vdekur në një kamion në Angli, janë pjesë e trafikut njerëzor që menaxhon prej gati katër dekadash mafia kineze, “Kokë-gjarpërinjtë”, të cilët kanë lidhje edhe me Koza Nostran italiane.

08:56
Kryebashkiaku belg në akuza nga politikanët, nuk lejoi deportimin e familjes shqiptare

Kryebashkiaku i Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette është duke u përballur me kritika të forta pasi nuk lejoi deportimin e një familjeje shqiptare. Familja e përbërë nga prindërit dhe tre fëmijët jeton prej tetë vitesh në Belgjikë, por së fundmi ka marrë urdhër që të kthehet në Shqipëri.

08:15
Elvin Guri në krye të një fondi të ri investimesh/ 53 milionë euro për kompanitë në rritje

Zoti Elvin Guri, investitor i Telekom Albania, dhe zoti Evgeni Angelov, ish zv/Minister i Ekonomisë në Bullgari, janë drejtuesit e fondit të Partnerëve Mezzanine Bullgarë. Fondi i ri është më i madhi fond investimesh në Bullgari, krijuar në sajë të 38.5 milionë eurove nga fonde publike dhe 14.2 milionë euro kapital privat.

07:50
Diell dhe temperatura të ulëta, ja parashikimi i motit për fundjavën

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:11
Me destinacion Anglinë, kapen 30 refugjatë në kanalin e La Manch-it

Teksa po përpiqeshin të kalonin La Manche-in me dy varka, 30 refugjatë u kapën nga policia.

06:44
Ja ushqimet që duhet të hamë përpara gjumit

Pagjumësia apo çrregullimet e gjumit ndikojnë negativisht në rutinën tonë të përditshme, na bëjnë më emotivë e më pak produktivë.

06:28
Partizani rimerr kreun, mposht dhe fut në krizë Skenderbeun

Partizani rimori kryesimin e kampionatit shqiptar të futbollit pas suksesit të merituar 3-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen që uli siparin e javës së 9.