17:54
Partizani do ta mbyllë vitin pa trajner, Kalari-Tomorri dyshja emergjente
Drejtuesit e Partizanit nuk po nxitojnë për të emëruar trajnerin e r të të kuqve pas shkarkimit të Franco Lerdas. Madje, nga burime pranë klubit kryeqytetas, mësohet se ky vit kalendarik do të mbyllet pa zhvillime të reja sa i përket stolit, me skuadrën që do të drejtohet nga Reinaldo Kalari, ish-futbollisti i kuq deri pak muaj më parë, ndërsa në krah të tij do të jetë Genc Tomorri, që gjithmonë ka shfaqur disponibilitetin e tij në raste emergjence.