Talent show “Top Talent” do të nisë sezonin e tretë në muajin janar në ekranin e Top Channel, ndërsa audicionet e para të programit nisën të shtunën si edhe vijuan gjatë të dielës, teksa u shfaqen në ‘livestream’ ne Kanalin e Top Channel-it si edhe ne Top News.

Edicioni i tretë do prezantohet nga Oriela Nebiaj.

Në timonin e regjisë do të qëndrojë Redi Treni, i njohur për regjinë e spektakleve të suksesshme në Top Channel, ndërsa producente ekzekutive do të jetë Ledja Liku! Autore e këtij edicioni do te jetë gazetarja Ilda Lumani.

Skenografia do të jetë nga Fatmir Minga, ndërsa aplikimet janë të hapura deri ditën e mërkurë dhe përgjatë javës së ardhshme do të zhvillohet edhe audicioni i tretë. Kategoritë përfshijnë kërcim kënge, gazetari dhe interpretim. Të gjithë ju që jeni të interesuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora aplikoni në faqen zyrtare të Top Channel.

Top Channel