Mrekullia Mourinho/ E mori Tottenhamin në vend të 14-ë, tashmë 3 pikë larg Champions

15/12/2019 17:05

Tottenham ka arritur që të fitojë ditën e sotme falë një goli të shënuar në minutën e 91 nga Vertonghen kundër Wolves.

Londinezët që me ardhjen e Mourinhos si trajner janë rikthyer sërish në atë ekipin e frikshëm të sezoneve të fundit.

Në pesë ndeshje në kampionat kanë fituar katër dhe kanë humbur vetëm një kundër United.

Në momenti që portugezi mori drejtimin e ‘gjelave’ ishin në vend të 14-të me 14 pikë pas 12 javësh dhe plot 12 pikë larg vendit të katër që të çon në Champions.

Tashmë ata janë në vend të pestë me 26 pikë dhe janë vetëm 3 pikë larg Chelseat, me të cilët do të ndeshen javën e ardhshme.

/A.P/

Top Channel