U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Përmeti prezantoi në një ceremoni të veçantë 15 mënyra për të gatuar salcën e famshme të shakullit.
Shijet e reja nuk zëvendësojnë kombinimin klasik të saj me kulaç por pasurojnë shijen dhe nxisin kreativitetin për ta përfshirë një prej produkteve më autentike të zonës në receta të reja. Shefat e disa restoranteve në Përmet dhe rrethina prezantuan deri edhe embëlsira, ku merrte pjesë salca e shakullit. Tradita e realizimit të salcës brenda lëkurës së deles po rizgjohet prej kërkesës turistike.
Arbëri që e ka mirëpritur eventin në mjediset e hotelit të tij tradicional thotë se turizmi në të ardhmen do të lidhet me eksperiencat. Klientët duan ta shohin dhe ta jetojnë traditën. Njohësit e turizmit e shohin zgjimin e elementëve të traditës jo vetëm në kulinari si bazë për oferta turistike në të ardhmen.
Salca e shakullit , një prej produkteve më të çmuara të shijes në Përmet synon të kthehet së shpejti në “presidio slow food”, një markë botërore e vlerësimit të ushqimit, ku tashmë është përfshirë glikoja e arrës.
Top Channel