Pallati i pabanueshëm në Laç/ Familja e strehuar në Shëngjin, kryefamiljari fle në makinë, poshtë shtëpisë
15/12/2019 11:43
Lin Kalthi jeton në pallatin 128, në lagjen numër 4, në qytetin e Laçit.
Tërmeti i bëri të pabanueshme shtëpinë. Familja e tij përbëhet nga pesë pjesëtarë, ku 4 prej tyre janë akomoduar në Shëngjin, ndërsa i zoti i shtëpisë, Lini, nuk është larguar në asnjë moment, pasi prej ditës së tërmetit, ai fle poshtë pallatit në makinë, edhe pse është invalid, nga frika e vjedhjeve.
Në të njëjtën situatë është edhe Gjelina, shtëpia e së cilës është vetëm një kat më lart.
Kjo godinë, vite më parë ka sherbyer si konvikt, ndërsa deri në momentin e tërmetit kanë qëndruar në të familje me qira. Banorët sot kërkojnë vetëm një përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat e tyre.
Top Channel