Një 45-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri është vënë në pranga nga policia e Fierit.

Mësohet se në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit” policia ka ushtruar kontroll në automjetin tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi D.S.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe  1 krehër me 12 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.S., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Top Channel