03:02
Misteri i sindromës që po prek fëmijët pasi kalojnë koronavirusin
Një sëmundje misterioze që po prek disa fëmijë, një pjesë prej të cilëve me pasoja vdekjeprurëse dhe që mendohet të jetë e lidhur me COVID-19, po shqetëson mjekët, studiuesit dhe zyrtarët. Sindroma e Inflamacionit të Shumëfishtë tek Fëmijët, në rastet më të rënda shkakton dobësimin e funksioneve të zemrës. Dr. Robert Pass, Shefi i Kardiologjisë Pediatrike në Spitalin Mount Sinai të Nju Jorkut ku është identifikuar numri më i lartë i fëmijëve me këtë sëmundje, i thotë Zërit të Amerikës, megjithëse rastet e fëmijëve të rrezikuar janë të pakta, sëmundja është shqetësuese, sepse ende nuk dihet shumë për të. Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci ai shpjegoi shenjat e sëmundjes që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmjëve në Nju Jork dhe pritshmëritë për të ardhmen.